E ka mbajtur gjithmnonë veshur uniformën, fillimisht në Ballkan, gjatë Luftës së Dytë Botërore, më pas në Torino në një stacion policie. Në ditën e 100 vjetorit të ditëlindjes, Angelo Longo ka dashur ta festojë, vetëm me një urim të firmosur nga shefi i policisë Francesco Messina.
Polic nga viti 1939 në 1981, ai ka qenë edhe internuar në Shqipëri në një kamp përqëndrimi, nga ku, në mbarim të Luftës së Dytë Botërore, u kthye në këmbë drejt Siçilisë.
Për gati 40 vite ka shërbyer në Torino, në qendrën e Policisë së Shtetit, pikërisht ai që se mori kurrë patentën, ka drejtuar praktikat e 6 mijë veturave. Sot jeton me gruan 94 vjeçe dhe vajzën dhe ende kujton atë që një grua i parashikoi gjatë luftës së dytë Botërore “ Do të jetosh më shumë se 100 vite”. Dhe në fakt ai jetoi 100 vite me uniformë!
Discussion about this post