04:18 | 22/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Nga Florjan Binaj te Denada Toçe/ A do të jenë farsë zgjedhjet për bordin e UT? Flet pedagogia Majlinda Keta

12:41 | 15/05/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Nga Florjan Binaj te Denada Toçe/ A do të jenë farsë zgjedhjet për bordin e UT? Flet pedagogia Majlinda Keta

Majlinda Keta, kryetare e Komisionit të Zgjedhjeve në Universitetin e Tiranës ka qenë e ftuar sot në Fax News, ku ka diskutuar lidhur me zgjedhjet që do të mbahen nesër për bordet universitare.

Keta tha se në zgjedhjet që do të mbahen për Bordin do të marrin pjesë 3 kandidatë që janë vetëofruar, dhe mes tyre do të jetë ministrja e Arsimit ajo që do të zgjedhë anëtarin e Bordit.

Duhet thënë se për të qenë zgjedhje sa më reale, do të duhej të kishte më shumë kandidatë në garë, pasi të tre emrat, pavarësisht votave që do të marrin nga studentët, do të kalojnë më pas në sitën e ministrisë.

‘’Universiteti i Tiranës në zgjedhjet e para dështoi, sot është dita e heshtjes elektorale. Pra studentët e UT, rreth 32 mijë votues nesër do t’i drejtohen kutive të votimit, dhe më pas tre më të votuarit do të vendosen në tryezën e Ministrisë së Arsimit e cila do të vendosë për anëtarin e ri të Bordit. Fushata që zgjati pesë ditë ka qenë e shkëlqyer.

Tre kandidatët që janë vetëofruar për këtë garë janë: psikologia e njohur Denada Toçe, aktori Florjan Binaj dhe një prej pedagogëve të Ekonomikut, që ka qenë një nga më të preferuarit e studentëve gjatë protestave, Llesh Lleshaj. Unë i kam ndjekur në të 5 ditët e fushatës së tyre, ne kemi studentë të mrekullueshëm, të cilët kanë bërë një menaxhim në mënyrë që komunikimi të ishte frytdhënës”, u shpreh Keta.

Pedagogia tha më tej se pjesëmarrja e studentëve në takime ka qenë e lartë, mes tyre dhe e të rinjve që ishin pjesë e protestave të Dhjetorit.

“Bojkoti nuk është zgjidhja, ka pasur raste që studentët e kanë artikuluar, po pavarësisht kësaj kanë vijuar diskutimet me kandidatët. Ata kanë të drejtë të çfarëdo sjellje që e lejon demokracia universitare”, u shpreh më tej Keta.

Duke folur për kriteret, Keta tha se kërkohet që kandidatët për bordin e universiteteve duhet që të jenë sa më shumë të distancuar nga politika, si dhe të mos kenë asnjë lidhje me të shkuarën kriminale.

Keta ka hedhur akuza dhe në drejtim të rektorit Koni, pasi sipas saj nuk ka qenë në asnjë nga takimet që kanë bërë kandidatët për anëtarët e bordeve.

“Unë si pedagoge e kam pasur më të lehtë që të çoj studentë për praktikë në Presidencë, esa në zyrat e Rektoratit. I pari që duhet të reflektojë është vetë Rektorati i Universitetit të Tiranës”, vijoi kryetarja e Komisionit të Zgjedhjeve në UT.

Çfarë ndodh pas zgjedhjeve të nesërme? 

E pyetur nga gazetarja Armela Ferko se çfarë do të ndodhë në rast se zgjidhet kandidati me votat më të ulëta nga studentët, Keta u shpreh se nuk e mendon këtë si një hap që do të ndërmerret nga ministrja.

‘’Ministrja ka të drejtën që të vendosë edhe për kandidatin që ka marrë numrin më të vogël nga studentët. Zgjedhjet kanë një vlerë në momentet kur mund të ishin shtatë kandidatë, dhe prej zgjedhjeve të ishin 3 më të votuarit. Kam bindjen që ministrja nuk ka tendecën që të vendosë për kandidatin që ka marrë numrin më të vogël të votave”, deklaroi më tej pedagogia.

Ajo u shpre se nuk ka një ligj të qartë se çfarë ndodh me zgjedhjet në rast se nuk ka një pjesëmarrje të lartë nga ana e studentëve në votime.

(E.K/FAXWEB.AL)

Etiketa: ketamajlinda ketazgjedhjet per bordin e administrimit
Pas

Kriza politike/ Meta nga Skrapari: Situata në ekonomi dramatike, të reflektohet urgjentisht

Para

Tirana heq lejet e punës për shqiptarët e Malit të Zi dhe Maqedonisë

Para
Rama mirënjohës për rekomandimin pozitiv të KE: Brukseli, makineri e pamëshirshme që njeh vetëm merita!

Tirana heq lejet e punës për shqiptarët e Malit të Zi dhe Maqedonisë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ushtria izraelite: 100 kamionë me ndihma kanë hyrë në Gaza

Gjenerata online, Smartphoni në ‘majë të hundës’

Sulm me bombë ndaj autobusit të shkollës, ka viktima

Pritet të përdoret edhe nga Trump… Pentagoni pranon avionin nga Katari

Miliarda pako nga TEMU nuk do të jenë më me transport falas? Zbulohet plani që ‘mërziti’ blerësit online

Agjencia Evropiane e Barnave: Adoleshentët evropianë të ekspozuar ndaj rreziqeve të reja të varësisë

FOTOT| Trafik kokaine dhe heroine, kush janë shqiptarët e organizatës kriminale

Pas zgjedhjeve, deputetët kthehen javën që vjen në Kuvend! Në shtator marrin detyrën të rinjtë

Tragjike në Alpet e Zvicrës, orteku i merr jetën dy alpinistëve italianë

“Ka 12 deri në 18 muaj jetë”, ish mjeku i Shtëpisë së Bardhë shokon me deklaratën për Bidenin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.