Presidenti i Shteteve të bashkuara pas vizitave të fundit në Arabinë Sudite, Izrael së fundi ka vizituar dhe Vatikanin .
Gjatë takimit në vatikan ai ka qenë i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Melania dhe vajza Ivanka.
Presidenti amerikan, Donald Trump dhe papa Françesku, zhvilluan një takim 30 minutësh që përmbylli vizitat e presidentit në qendrat e tri besimeve monoteiste.
Të dy burrat që u takuan për herë të parë, shtrënguan duart. Papa u duk i ngrysur, ndërsa Presidenti i qeshur.
“Është një nder i madh”, i tha presidenti Trump udhëheqësit të kishës katolike gjatë takimit në studion private të papës.
Papa nuk foli gjatë kohës që gazetarët ishin të pranishëm dhe as nuk buzëqeshi.
Pas kësaj, papa takoi edhe pjesën tjetër të delegacionit amerikan.
(S.SH/Shuplaka)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1912″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]