Hermes Nikaj u arrestua ditën e sotme nga blutë e kryetetit pasi akuzohet për përfshirje në një rrjet prostitucioni përmes një qendre estetike në Tiranë.
Nikaj apo siç njihet ndryshe “Zogu I Tiranës” dyshohet se ofronte edhe shërbimin eskortë dhe se bënte dhe orgji. Gjithashtu është bërë me dije edhe se në momentin e arrestimit Nikaj ishte në një dhomë hoteli me një 47-vjeçar.
Ai është i njohur pasi ka punuar si prezantues në disa emisione, ndërkohë që disa dalje të tij në media, ka treguar se i pëlqen luksi dhe se bënte udhëtime të shumta në Dubai.
“Luksi është pjesë e jetës sime, unë nuk bëj dot pa të. Nuk mund të them më shumë, por e shijoj jetën në maksimum edhe me udhëtimet nga Greqia, në Dubai’’, thoshte Nikaj ndërsa nuk nguronte të ekspozonte edhe blerjet e shtrenjta.