04:52 | 30/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Nga greva e urisë, te grushtat në fushatë. Cilat janë shërbimet që drejtori i ri i Ramës i ka bërë Dakos dhe PS-së

08:27 | 24/02/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Nga greva e urisë, te grushtat në fushatë. Cilat janë shërbimet që drejtori i ri i Ramës i ka bërë Dakos dhe PS-së

Afrim Bakaj u emërua dje në krye të Portit të Durrës, pas shkarkimit të Artjan Qiricit.

Në këtë post Bakaj vjen pasi ka shërbyer disa kohë në krye të AKU-së dhe më pas është shkarkuar nga ky pozicion në 2016 nga kryeministri Rama.

Po Bakaj nuk është i panjohur në rrethin  e socialistëve, pasi ai njihet si krahu i djathtë i Vangjush Dakos.

Përkrahjen e tij ndah Dakos dhe Partisë Socialiste, Bakaj e ka dhënë që në vitet e grevës së urisë në çadër, e deri te fushatat zgjedhore në vitet e fundit. Të paqarta mbeten kriteret e emërimit të tij në këtë post të rëndësishëm.

Kur ka qenë në krye të AKU-së, Bakaj është akuzuar për emërime nepotike, pasi kishte marrë në punë nipin e gruas. I pyetur nga gazetari se mbi cilin kriter ishte bërë ky punësim, ish-drejtori tha se “të gjithë kanë të drejtë të punojnë”.

Po ashtu gjatë fushatës së fundit, në qershor 2017, Afrim Bakaj është përfshirë në një sherr me grushta me Arbër Kokën, djalin e Lefter Kokës, ish-ministrit të Mjedisit.

Kështu, edhe pse porti i Durrësit është një nga institucionet e një rëndësie të veçantë në vend, edhe për shkak se mund të përdoret si një rrugë kalimi për trafiqe të ndryshme, Edi Rama nuk e ka menduar dy herë që të emërojë të besuarin e tij.

(E.K/FAXWEB)

 

Etiketa: AFRIM BAKAJdrejtori i riVangjush Dako
Pas

Ramës i bëjnë ‘pritë’ qytetarët në Berat, i kërkojnë llogari për heqjen e ndihmës ekonomike

Para

Vret veten 38-vjeçari në burgun e Fierit, ishte dënuar me 3 muaj heqje lirie

Para
Pas vdekjes së Florenc Beqirit, shqiptari i burgosur në Angli: Kemi politikanët më të pabesë, e lanë si qen rruge

Vret veten 38-vjeçari në burgun e Fierit, ishte dënuar me 3 muaj heqje lirie

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vengu: Brenda vitit 2026 do kemi municione “Made in Albania”

“SHBA-të nuk e njohin qeverinë e Edi Ramës”, gazetari Almer Toska: Opozita duhet të bëhet opozitë e vërtetë

“Grusht shteti gjyqësor”, Administrata Trump reagon ashpër ndaj vendimit të gjykatës

Ambasadori Antonini: Italia mbështet integrimin e Kosovës në BE e NATO

Itali/ Një 27-vjeçar shqiptar kapet me rreth 1 kg drogë dhe euro cash, i gjendet edhe një pushkë me dylbi e vjedhur

Aksident në Lin–Pogradec, automjeti përfundon në korsinë e biçikletave

Forcim i partneritetit strategjik, Rubio takohet me homologun maqedonas

Ukraina përdor për herë të parë “dronin nënë” me inteligjencë artificiale

“Jemi kundër politikave pushtuese!” Mesazhi i qartë i Amerikës për Ballkanin dhe për liderët

Diplomatët në manastirin e Zvërnecit, ambasadorët e akredituar në vendin tonë vizituan një prej veprave bizantine

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.