Prej kohësh po pritet me padurim zbatimi i ligjit të vettingut, të gjithë do të jemi sy e vesh ndaj risive që ai do të sjellë në sistemin e drejtësisë. Tashmë pastërtia e figurës e cila do t’i nënshtrohet procesit të Vettingut do të duhet të japin të dhëna më të detajuara edhe për familjarët e tyre.
Për dy javë ligji i Vettingut do të botohet në faqen zyrtare dhe më pas do të nisë zbatimi i tij. Çdo gjyqtar, prokuror apo i punësuar në sistemin e drejtësisë do të plotësojë 3 formularë, që plotësojnë procesin e vetingut. Në këto formularë, gjyqtarëve dhe prokurorëve do t’u kërkohen të dhëna të detajuara mbi aftësinë profesionale, pasurinë, por edhe të dhëna mbi figurën e tyre. Formulari më i rëndësishëm që kërkon të dhëna të detajuara jo vetëm për gjyqtarin dhe prokurorin, por edhe për rrethin e tij të krushqisë është ai që lidhet me sigurinë.
Në formular përdoret termi “të afërm” dhe që nënkupton (vëllezërit, motrat, të afërmit si rrjedhojë e lidhjeve martesore, nipër/ mbesa, gjyshërit, tezet/halla, dajë/xhaxhai, kushërinj të parë, kushërinj të dytë, krushqi. Në këtë formular, gjyqtarët dhe prokurorët duhet të tregojnë nëse kanë pasur takime apo biseda telefonike me persona të përfshirë në krimin e organizuar, nëse kanë pranuar dhurata nga këta persona.
Këtë sqarim e ka dhënë për një të përditshme kreu i EURALIUS në Tiranë, Rainer Deville. Sipas tij, si provë e lidhjeve me krimin mes të gjyqtarëve e prokurorëve do të shërbejnë edhe foto apo video nga ceremoni të ndryshme.
“A mund të kemi mjaftueshëm evidencë, që në fund ne të bëjmë një gjykim. Këta tregues, për shembull, mund të kemi që transportojnë para, fluturojnë për në Vjenë, bëjnë shkëmbimin në euro dhe kthehen me to, ndoshta nuk mund t’i kenë deklaruar ato 10 mijë eurot, apo marrin jë makinë dhe ajo do të drejtohet nga persona, te pastërtia e fgurës për gjyqtarët dhe prokurorët që do t’i nënshtrohen procesit të vettingut do të kërkojë të dhëna tyë detajuar edhe për personat e tjerë që nuk njohin, ose një makinë që transporton drogë. Pra keni tregues të tillë.
Nuk është subjektive, por është një vlerësim që duhet të bëhet dhe, sigurisht, vlerësimi i ‘background’-it është një nga instrumentet më të vështira që kemi dhe ne duhet të kërkojmë një sërë treguesish. Por, nëse ju keni gjithashtu një fotografi ku janë këta njerëz, apo ceremoni martese në Jug, në Sarandë apo Lazarat, në mes të një fushe ku kultivohet drogë, dhe ju të thoni që nuk i dinim këto plantacione, mund t’i koleksiononi këto gjëra”, deklaroi Deville. Krijimi i strukturës që do të realizojë kontrollin e gjyqtarëve dhe prokurorëve është një kompetencë që i takon Presidentit të Republikës. Ai duhet tiu bëjë thirrje atyre për formularët. (E.K/SHUPLAKA)