Kryeministri i vendit Edi Rama del në ekran nga mëngjesi deri në darkë, mbush faqet e gazetave e të portaleve.
E megjithatë vetë ai na zbulon se nuk i ndjek fare mediat në vend. Nuk sheh as lajme, nuk lexon as gazeta dhe as portale
Ai i është përgjigjur një komentuesi që i shkruante: Pse po behesh si Trump…? Merresh me çdo media apo portal që shkruan per ty….
E ndërkohë Rama përgjigjet nga ana e tij se: Jo ore?! Me ke per shembull? Se une edhe nuk lexoj asnje gazete e asnje portal dhe lajmet i marr nga permbledhja 1 faqe e shtypit jo nga mediat direkt!
Edhe pse lexon vetëm një faqe nga përmbledhja, kjo nuk e pengon kryeministrin e vendit që të etiketojë mediat si kazan dhe as të përplaset sa herë që të mundet me gazetarët.
Nga ana tjetër sa kohë që vetë Rama e përdor rrjetin social, medoemos ndonjë nga portalet i del në kryefaqe. Ndoshta nuk do ta pranojë, rrjedhimisht të nënkuptojë se është shumë i zënë.
(E.K/FAXWEB)