15:03 | 21/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Nga jashtë syrit të kamerave, PIKANTET e Izraelit, Roshi nuk mbushej dot me frymë, De Biazi iu tregon vendin

10:39 | 12/06/2017
në Sport, Te Fundit, Te Gjitha
0
Nga jashtë syrit të kamerave, PIKANTET e Izraelit, Roshi nuk mbushej dot me frymë, De Biazi iu tregon vendin

Të përfshirë nga festa dhe shumë kilometra larg fizikisht nga ndeshja e Kombëtares Shqiptare në Izrael, na kanë humbur shumë nga detajet.

Pamjet që vinë nga televizioni nuk mund t’i thonë të gjitha. Në raportimin e gazetarit Pano Xhixho nga Izraeli, shihen se gjërat nuk kanë qenë aq entuziaste sa duken.

Ajo që dihej edhe pa parë ndeshjen është se De Biazit i duhej patjetër një rezultat pozitiv, në të kundërt do të duhej të largohej nga Kombëtarja. Po pavarësisht kësaj ai është shfaqur mjaft i ftohtë edhe pas tre golave që djemtë kanë shënuar.

* Trajneri i Kombëtares, Xhani De Biazi e nis i ulur në stol ndeshjen e djeshme. Momenti i parë që çohet, ishte kundërsulmi i Odise Roshit. Aty ngrihet nga stoli rreth minutës së dhjetë.

* Roshi ishte emri më i lakuar nga De Biazi si në fazën sulmuese, edhe atë mbrojtëse, prandaj e ndryshoi disa herë pozicionin.

* Goli i parë ishte festë e moderuar e De Biazit që vetëm ka shtrënguar grushtet, ndërkohë që te goli i dytë i gjithë stoli ka shkuar te trajneri dhe e kanë takuar si për t’ia dedikuar trajnerit.

* Në minutën e 40-të, De Biazi i është drejtuar sërish Roshit duke i thënë: “Kështu nuk vazhdojmë më”. Roshi i përgjigjet: “Nuk mbushem dot me frymë”.

* Pjesa e dytë fillon me Lenjanin në nxehmje, por ndërrimi i parë është Andi Lila.

* Entuziazmi kap stolin dhe ndihmësit e De Biazit dalin për të dhënë indikacione. Trajneri italian kthehet dhe thotë me ton: “Këtu direktivat i jap unë!”.

* Protesta të shumta të stolit të kuqezinjve për një ndërhyrje ndaj Lilës që, sipas tyre, duhej ndëshkuar ashtu si u ndëshkua kavajasi.

* Goli i Memushajt ishte manual dhe stoli e ka festuar në mënyrën më të çmendur. De Biazi u ka treguar pjesëtarëve të stafit me gishtin tregues mendjen e tij duke i lënë të kuptonin se ishte zgjidhja e tij që Lila dhe Hysaj të ndryshonin pozicionin dhe pikërisht shkodrani jep asistin për Memushajn që shënon golin e tretë.

* Armando Sadiku nuk e përtyp mirë ndërrimin në sfidën e djeshme. I vetmi që nuk feston te goli i tretë i Shqipërisë.

* Minutat e fundit të De Biazit ishin shumë me emocione, sepse nuk donte kurrsesi të pësonte.

* I pari që hyri në dhomat e zhveshjes ishte pikërisht italiani pas përfundimit të takimit. (E.K/SHUPLAKA)

 

 

 

 

 

 

 

Etiketa: kombetarjandeshjapikantetsport
Pas

Ema Andrea flet pa dorashka: Artisti në Shqipëri, gjithmonë në kufij të mbijetesës

Para

Shpërthim në një restorant në Paris, deri më tani 12 të plagosur (VIDEO)

Para
Shpërthim në një restorant në Paris, deri më tani 12 të plagosur (VIDEO)

Shpërthim në një restorant në Paris, deri më tani 12 të plagosur (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

SHBA: Nuk mbajmë përgjegjësi për sulmet e Izraelit në Siri

Aksioni për lirimin e hapësirave publike, Rama i përgjigjet komentuesit: Ishte baza e shqetësimit të qytetarëve, Tiranës i mungon drejtimi

Nën hetim dy persona që parkuan makinën dysh në Tiranë, aplikohet për herë të parë neni 293

Bashkitë kanë 33 mln euro borxhe, duhet t’i shlyejnë brenda 12 muajve

I dënuar me burg për vjedhje me anë të mashtrimit, kapet në Morinë 35-vjeçari turk, po tentonte të hynte në Shqipëri

Beduinët evakuohen nga provinca me shumicë druze në Siri

Milan, Tomori zbulon objektivat e skuadrës: Të rikthejmë ekipin aty ku i takon

Vrasja e 27-vjeçarit në Kosovë, rikthehet për rigjykim rasti i policëve të përfshirë në ngjarjen tragjike

Deputetja Albana Vokshi shpallet e pafajshme për shpifje ndaj Vilma Nushit

Vrasja e ish-policit Santiago Malko, SPAK jep pretencën për të pandehurit: 30 vite burg për Leonard Dukën! Dënimi, në një burg të sigurisë së lartë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.