23:37 | 08/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Nga Jorida Tabaku- Në mbrojtje të pronës private!

13:37 | 14/03/2018
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Nga Jorida Tabaku- Në mbrojtje të pronës private!

Në pesë vjet qeverisje, kryeministri Rama është përkujdesur që të sulmojë sistematikisht pronarët e tokave duke kërkuar që t’u rrëmbejë atyre pronën që u takon. E nisi me Ligjin e Investimeve Strategjike, pastaj me Ligjin e ri që nuk kthen e nuk kompenson pronën dhe tanimë me vendimin që pronarëve mos t’u kthehet toka nëse ka një investitor strategjik që e kërkon atë.

Pesë vjet me radhë pronarët kanë qenë një nga shtresat më të diskriminuara për pronën që u takon si trashëgimi dhe sipas çdo të drejte. Sipas vendimi të qeverisë të miratuar këtë javë, qeveria paturpësisht i jep përparësi investitorit për pronën që i takon dikujt tjetër, duke shkelur me këmbë jo vetëm Kushtetutën e vendit por edhe një nga pikat e rëndësishme të vendosura nga BE për çeljen e negociatave.

Kjo qeveri mund të perifrazohet si një grup uzurpatorësh që kanë zhbërë të gjithë institucionet qeveritare dhe kanë zhdukur të gjithë pronën private duke ua rrëmbyer pronarëve në interes të pakicës. Duke vepruar kështu kanë prodhuar një pabarazi të tillë ku oligarkët e pushtetit janë të vetmit që përfitojnë ligje ekskluzive për të rrëmbyer pronat të pa shqetësuar nga kurrgjë. Të njëjtën skemë zbatoi edhe komunizmi për 5 dekada, ku ligjëroi tjetërsimin dhe zhbërjen e pronës private duke prodhuar varfëri dhe duke mbjellë vdekjen e një kombi.

Aty ku ka tokë shtetërore i jepet privatit për pallat. Aty ku ka teatër ndërtohet qendër tregtare. Aty ku ka stadium ndërtohet kullë. Aty ku ka tokë të privatit përsëri i jepet oligarkut e jo pronarit të ligjshëm të tokës që të përfitojë veç oligarku. Çdo ligj që kanë sjellë në parlament, çdo vendim qeverie ka qenë sulm ndaj të drejtës legjitime të pronarit dhe nuk ka mbrojtur këtë të fundit.

Zgjidhja e vetme për këtë katrahurë është bërja nul e nenit që u merr pronën pronarëve në ligjin e Investimeve Strategjike dhe njëkohësisht rishikimi i plotë i Ligjit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave.

 

Etiketa: jorida tabaku
Pas

U shfaq duke çaluar, këmba s’e pengon Ramën të luajë me top me Lindën dhe Zahon (Video)

Para

Vajza e sapolindur e Amit dhe Ermalit mposhti gjithë VIP-at, çfarë rekordi ka thyer

Para
Vajza e sapolindur e Amit dhe Ermalit mposhti gjithë VIP-at, çfarë rekordi ka thyer

Vajza e sapolindur e Amit dhe Ermalit mposhti gjithë VIP-at, çfarë rekordi ka thyer

Discussion about this post

 



Të Fundit

Bomba e Pilinçit: Me 11 Maj nuk do të ketë zgjedhje, por shumë arrestime

Berisha nga Lezha: Më 11 maj kemi votën më të rëndësishme për fatin e shqiptarëve

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, uron Papa Leone XIV: Paqja dhe drita e Zotit qoftë me Ju!

Aksident në aksin Korçë-Ersekë, del automjeti nga rruga, një person në gjendje të rëndë

Berisha në Lezhë: Ndryshimi i madh në 100 Ditë, bashkohuni në besëlidhjen për Shqipërinë

Berisha: Asnjë votë për Tom Pazarin dhe partitë që thonë se nuk janë për rotacionin

“Koalicioni Euroatlantik baraz me luftë kundër korrupsionit të 7×7=313”, Basha në mbylljen e fushatës në Tiranë: Vota për numrin 4 është për t’i dhënë fuqi SPAK

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, uron besimtarët katolikë për zgjedhjen e Papës së ri

Berisha: Rama erdhi me një thes me rrena dhe mendoi se mund të rrejë shkodranët! Fyerjet e tij i përdor Maduro i Venezuelës

Berisha uron Papën e sapozgjedhur: Le t’i urojmë ne sukseset më të mëdha në misionin e tij hyjnor

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.