Në emisionin ngA Kalaja në Fax News, deputeti i Partisë Demokratike Lefter Gështenja u shpreh se opozita tashmë prej 5 muajsh është e unifikuar dhe funksionale.
Sipas tij, deputetët janë bashkuar dhe nuk janë pak por 47 prej tyre që nuk janë bashkuar rreth emrave por për qëndrimet e tyre.
Shumë shpejt thotë ai do të jemi në terren.
Lefter Gështenja: Opozita prej 5 muajsh ka qenë e unifikuar dhe ka qenë funksionale në parlament. Lëvizja e grupit, që po themi grupi i qëndrës fiks këtë lëvizje ka bërë nuk ka lëvizur me njërin apo tjetrën. Një opozitë funksionale. Për të qenë një opozitë funksionale do të duhet të bashkohet me ne gjithë opozita. Asnjë nga ne nuk është bashkuar rreth emrave të askujt. Por themi që gjithë bashkë të bëjmë një opozitë funksionale, së pari në parlament dhe pastaj jashtë parlamentit që do të dalim në terren. Absolutisht që kemi lënë hapësira boshe duke fillu nga vetja, kolegët e mi, në kontakt me qytetarët. Nuk janë pak, janë mbi 47 deputetë që janë bashkë që janë të unifikuar në qëndrimet e tyre. Shpresoj dhe besoj që shumë shpejt të jemi në terren të jemi bashkë dhe të jemi një opozitë funksionale dhe në terren.