12:01 | 31/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Te Fundit

Nga karta e Adriatikut, tek ekstradimi i Morinës

16:04 | 29/07/2017
në Te Fundit, Te Gjitha
0
Dritan Kaba: “Sondazhi “Pj*rdhpoli” nxjerr LSI me 18 deputetë”, pse sipas tij do jenë 54

Nga Dritan Kaba:

Korret, “Vrite, vrite shqiptarin, që kroati të ngelet pa vëlla “, u zëvendësuan me : Puthu, puthu me Vuçiçin, të krijojmë Jugoslavinë e Re.

Po e ekstradojnë kroatët ballist Morinën si përgjigje për Ramën dhe dashurinë e tij me Vuçiç? Kjo është pyetja që duhet të shtrohet sot.

Sa t’i kërkojë Kryeministri Rama, kroatëve mosekstradimin, pas vendimit të gjykatës, gjë që në atë vend është e pamundur të ndodhë. Ai duhet t’i kërkonte dialoguesit të tij për krijimin e Jugosllavisë së Re, heqjen e mandatit të arrestit ndërkombëtar. Kjo do ishte më e thjeshtë.

Kroacia nuk luan me mandat arrestet ndërkombëtare si gjykatat tona, me porositë e liderit suprem.
Kroatët njihen si mbështetës të kombit shqiptar, kudo që ai jeton në Ballkan.

Por mbështetja që i ka dhënë kryeministri ynë i dashur dhe i nderuar, krijimit të Jugosllavisë së Re me lider Serbinë, është një rrezik i madh për vetë Kroacinë, në kufijtë e saj.

Kjo amalgamë që krijon një potencial shumë të madh dhe të rëndësishëm ekonomik dhe politik për rivalët shekullorë të kroatëve, nuk mund të sjellë gjë tjetër veç këtë mënyrë sjelljeje.

Të mos lëmë edhe diçka jashtë kësaj. Kryeministri Rama ka takuar me dhjetra herë Vuçiçin, ndërsa, kërkova në Google, e vetmja vizitë e Ramës në Kroaci daton para shtatorit 2013 dhe jo si kryeministër.
Kjo shmangie, e qëllimshme e marrëdhënieve dypalëshe siç duket është zëvendësuar me marrëdhëniet me Vllahutin.
Interesat strategjike të kombit shqiptar janë zëvendësuar nga “dëshirat” e liderit suprem.
Kryeministri ynë ka anashkaluar, siç duket me qëllim, marrëdhëniet me Kroacinë, të një rëndësie të veçantë dhe shumë të kruciale në Ballkan, me ato me Serbinë.

Dua të theksoj këtu edhe një fakt sinjifikativ. Korret e tifozave serbë në ndeshjen e “dronit ” , Serbi – Shqipëri, ushëtonin me thirrjet: Vrite, vrite shqiptarin, që kroati të ngeli pa vëlla.

Të mos harrojmë që rëndësinë strategjike të këtyre marrëdhënieve e kanë bekuate dhe SHBA me nënshkrimin e marrëveshjes Së Kartës së Adriatikut, e cila ishte edhe paradhoma për të dy vendet tona për hyrjen në NATO.
Duhet përmendur këtu edhe vizita e sekretarit amerikan të Shtetit në Shqipëri, Colin Paëell me rastin e nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje, mes kryeministrave të tre vendeve, Shqipëri, Maqedoni dhe Kroaci.

Gjithashtu ftesa për ne NATO iu bë të tre vendeve të Kartës së Adriatikut, por Maqedonia nuk u anëtarësua si pasojë e vetos greke, për shkak të emrit.
Kështu, nuk ka asgjë për t’u çuditur nga reagimi kroat.

Kryeministri yne i ka zbehur dhe i ka ftohur me logjikë të ftohtë politike marrëdhëniet me Kroacinë në shërbim të pastër e hapur për krijimin e Jugosllavisë së Re.
Asgjë nuk është e rastësishme, çdo veprim ka kostot e tij.
Atë e vuajnë shqiptarët.

Etiketa: dritan kabaopinion
Pas

Pse fytyra e Zahos së vogël fshihet gjithmonë nëpër foto, Rama zbulon arsyen

Para

Erion Braçe denoncon kryebashkiakun e Rrogozhinës: A do ta lidhë kush këtë, shihni ç’krim po bën

Para
“30% e të rinjve as në shkollë as në punë”, pas premtimit 300.000 të punësuar, Braçe: 220.000 vende mandatin tjetër

Erion Braçe denoncon kryebashkiakun e Rrogozhinës: A do ta lidhë kush këtë, shihni ç’krim po bën

Discussion about this post

 



Të Fundit

Finalja e Champions League, PSG dhe Inter në betejën për trofeun më të rëndësishëm europian

Dështon edhe seanca e 24 për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Ilaçi i ri kundër kancerit dyfishon mbijetesën e pacientëve gjatë provave klinike

Aksion anti-opozitar në Turqi, furi arrestimesh ndaj zyrtarëve të opozitës

Këmbimi valutor: Euro në nivele të ulëta, me sa shiten e blihen monedhat e tjera

Aksident në autostradën Kukës-Milot/ Makina përplas këmbësorin, transportohet në gjendje të rëndë te “Trauma”

Plagosja me armë e 36-vjeçarit në Durrës, identifikohet autori! Si nisi sherri

“Katastrofike”, OKB: Përkeqësohet ndjeshëm situata në Gaza

Aksident në Fushë-Milot, tre të plagosur, mes tyre dhe një 8-vjeçare

“Shkelje të rënda me votën e diasporës”/ PD: DHL ka shkelur kushtet e rënda dakord në kontratën me KQZ

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.