Kryedemokrati Lulzim Basha, nga Kavaja ka nisur fushatën në qytetin e Durrësit, ku u ka kërkuar qytetarëve që t’i bashkohen thirrjes së tij për Ramën, që të dalë përpara tij në debat.
“Këto katër vite që shkuan, ishin katër vite ku keni paguar qindra milionë euro taksa. Mblodhi këto miliarda euro, a solli ndonjë gjë për ju këto katër vite. Nuk përgjigjet para jush, ka një javë që bën estradë me çitjane, batuta, llafe, lloj lloj llogaritjesh, por nuk bën bilanc. Ulet mes sheshit, por nuk jp llogari. Epo dijeni se është gati të bëjë edhe vertikalen këtu mes Durrësit, vetëm most a pyesni, kjo është arsyeja pse refuzon debatin me kryetarin e opozitës.
Jepini Edi Ramës një sinjal, a duhet të dalë në debat bashkë me mua, a e ka borxh debatin përpara opozitës, e ka borxh debatin para qytetarëve.”, tha Basha.
Ndër të tjera, Basha nuk ka ngurruar të sulmojë edhe kryetarin e bashkisë së Durrësit, Vangjush Dakon, të cilin e konsideron” gjakpirës”.
“Unë kam qenë me ju, kam takuar rininë e dëshpëruar për një vend pune, kam parë pensionistë që siç e fusin pensionin në një xhep, u del nga xhepi tjetër për ilaçet, sipërmarrës të vesgjël me lot në sy që nuk arrijnë të paguajnë taksat e vjelura nga Gjush gjakpirësi.
Nuk e harroj kurrë emigrantin, ja ku është, të foli shpirti dhe trondite një Shqipëri të tërë, Gëzim. Dita erdhi për ty Gëzim Çela, mos harroni dëshpërimin që solli, mos harroni krimin, drogën,..”, vazhdon më tej Basha. (D.D/Shuplaka)
Discussion about this post