06:20 | 01/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Nga kërkesa deri tek shkarkimi i Enkeleda Shehit, si e mbrojti gjatë gjithë kohës LSI

14:38 | 16/03/2017
në Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
LSI ”merr në mbrojtje” gruan e Dashamir Shehit. Mungon në Komisionin e ekonomisë, shtyhet vendimi për shkarkimin

Më 27 shkurt 2017, u bë me dije se anëtarët e Autoritetit të Mbikëqyerjes Financiare kishin kërkuar shkarkimin nga detyra e kreut të AMF-së, Enkeleda Shehit.

Në shkresën që mbante datën 22 shkurt, ata i propozonin Kuvendit të Shqipërisë lirimin e znj.Enkeleda Shehi nga detyra e anëtarit të Bordit, në funksionin e Drejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv të AMF, ndikuar nga përplasjet mes kreut të AMF-së dhe anëtarëve të bordit, të dukshme prej vitit të kaluar për shkak të rekrutimeve brenda institucionit.

Më 6 mars, Komisioni i Ekonomisë vendosi për shtyrjen e vendimit për shkarkimin e drejtoreshës së AMF-së për shkak të mospranimit nga ana e demokratëve dhe përfaqësuesve të Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Këta të fundit vijuan të mbanin të njëjtin qëndrim edhe në mbledhjen e komisionit më 9 mars të këtij viti, kur u vendos shkarkimin e saj. Në këtë mbledhje u votua me 9 vota pro dhe 2 kundër shkarkimit të Enkeleda Shehit.

Dy votat kundër ishin të Gjovalin Kadelit dhe Gledion Rahovicës. “AMF është një institucion delikat financiar. Argumentet për shkarkimin e Shehit janë të pamjfatueshme. Jap votën kundër pasi nuk pati transparencë dhe procesi ishte i nxituar dhe jo objektiv. Çdo ndërhyrje pa vend në AMF është tronditje për tregun financiar.”, u shpreh Kadeli, qëndrim i zbardhur nga “Shuplaka”.

Erion Braçe u shpreh se shkarkimi i saj ishte vendimi i duhur për të çliruar institucionin. Megjithatë, LSI ka vijuar me qëndrimin kundër të saj edhe në seancën e sotme plenare.

Me shumicë, 55 vota pro, Kuvendi vendosi pro shkarkimit të Enkeleda Shehit nga detyra e kreut të AMF-së. Pavarësisht se nuk mundi ta bllokonte, LSI vendosi deri në fund t’i thoshte “Jo” shkarkimit të saj.

(XH.A/SHUPLAKA)

Etiketa: AMFEnkeleda ShehiLSIshkarkimi
Pas

Shqyen derën e bankës, tremben nga alarmi, largohen me shpejtësi autorët

Para

10 persona të plagosur nga shpërthimi i një krateri të vullkanit Etna në Itali

Para
10 persona të plagosur nga shpërthimi i një krateri të vullkanit Etna në Itali

10 persona të plagosur nga shpërthimi i një krateri të vullkanit Etna në Itali

Discussion about this post

 



Të Fundit

Bisedimet me Iranin? Trump: Nuk kam komunikuar me Teheranin që prej shkatërrimit të centraleve

SHBA e bombardoi me GBU-57/ Imazhet satelitore zbulojnë lëvizjen dhe punën e restaurimit në Fordow

Ukraina forcon aleancën me Gjermaninë, Zelensky kërkon mbështetje shtesë për mbrojtjen ajrore ndaj sulmeve të vazhdueshme ruse

Mbreti Felipe i Spanjës bën thirrje për forcimin e vlerës së multilateralizmit

Emergjencat Civile: 20 vatra zjarri raportohen në vend, të gjitha të shuar deri në orën 20:30

Kryeministri grek premton hetim të plotë për skandalin e subvencioneve false të BE-së

EMRI/ Dyshohet se fuste lëndë narkotike në qeli, arrestohet polici i burgut të Drenovës

Projektligji për vullnetarizmin miratohet nga Këshilli i Ministrave

‘Nuk mund të përjashtohet një Revolucion me Ngjyra’, Rusia paralajmëron Perëndimin të mos mbështesë protestat në Serbi

Dy vatra zjarri në Lezhë dhe Kurbin,ndërhyjnë zjarrfikësit(PAMJE)

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.