Në një lidhje në “Skype” në Fax News e ftuar sekretarja e marrëdhënieve me publikun në Partinë e Lirisë, Silva Caka, ka folur për Konventën e Parisë së Lirisë që do mbahet nesër në datë 29 tetor. Ajo theksoi se në Konventë do zgjidhen anëtarët e rinj dhe do ketë edhe ndryshime statutore.
Në lidhje me caktimin e fashës së energjisë, Caka shprehet që ERE nuk është më e pavarur, por ka krijuar një “bashkëpunim perfekt” me kryeministrin Edi Rama.
Pjesë nga intervista e Silva Cakës:
Në datën 29 tetor do të mbahet konventa kombëtare e Partisë së Lirisë. Ndryshe nga konventat e tjera kjo do të ketë të ftuar vetëm delegatët dhe jo të ftuar të tjerë.
Është konventë zgjedhore dhe i takon që aty të jenë dhe delegatë që kanë të drejtën e votës. Nesër do zgjedhim anëtarët e komunitetit drejtues për një kohë të gjatë. Do të kemi dhe disa ndryshime statusore që janë ngritur posaçërisht për këtë çështje. Do të kemi nesër një rezolutë të posaçme për referendumin. Do të kemi dy momente gjatë kësaj rezolute qëndrimin e brendshëm e Partisë së Lirisë dhe për çfarë do mbahen referendumet brenda Partisë së Lirisë dhe njëkohësisht qëndrimin tonë lidhur më referendumet në përgjithësi me qeverisjen vendore ose me atë të qendrore. E rëndësishme është paraqitja dhe votimi nga delegatë e konventës pikërisht nga programi, që partia e lirisë do për zgjedhjet vendore të 14 majit të 2023.
Marrëveshja Berisha- Meta është cilësuar historike për dy arsye. E para është sepse ajo është marrëveshje e pastër duke lënë anash interesin dhe vendosim në fokus interesin e qytetarëve. Kjo marrëveshje rikthen pluralizmin. Këtë marrëveshje e patën dhe më përpara, por u cilësua si e shitur ndërsa kjo tani do kthej besimin e qytetarëve. Ne e kemi të rëndësishëm që njerëzit të kenë besim dhe unë besoj se sot ky mision do arrihet që qytetarëve t’u rikthehet besimi tek ne.
Caka ka folur për ndarjen PD që është ndarë në dy kahe ku ajo sugjeron që grupi të ndërgjegjësohet edhe nuk e ka për grupin e Sali Berishën por për grupin tjetër që sipas saj deri më sot i kanë shërbyer vetëm Edi Ramës. “është e rëndësime që anëtarët dhe vullneti i tyre të respektohet dhe nuk e përjashtoj presionin që qeveria ka ushtruar për apelin.
Në lidhje me protestat, arsyeja protestë janë vetë qytetarët, ata e kanë kërkuar. Në takimet që të riktheheshin protestat dhe arsye ka pafund si për shembull amnistia fiskale apo vendimi i sotëm për rritjen e çmimit të energjisë ose dhe protestat e pedagogëve, ka shumë arsye..Sa i përket rritjes së energjisë duket të kemi një ide të qartë se institucioni ERE nuk është i pavarur. Korrupsioni ka mbërthyer çdo gjë në këtë vend dhe kjo i detyron të rritet çmimin e energjisë dhe sa e kam parë unë e kam shumë të qartë që ERE është nën këmbët e Edi Ramës.