Denisa Nela, një 24-vjeçare nga Kukësi, ka vendosur që të garojë në zgjedhjet lokale që priten të mbahen shumë shpejt në Bruksel.
Denisa Nela ka studiuar për Ekonomi-Financë dhe po përfundon edhe specializimin për Fiskalitet.
Aktualisht ajo punon në zyrën e financave në një Organizatë Ndërkombëtare. Fokusi saj është në: Menaxhimin e burimeve njerëzore, lëvizshmërinë, biznesi e organizimi si dhe mirëqenia e kafshëve.
Duke parë formimin e saj, mbështetjen nga familja por edhe komuniteti i zonës, ajo ka vendosur që të garojë në zgjedhjet lokale për pozicionin e këshilltares bashkiake, në partinë Fronti Demokratik Frankofon.
(M.Q/Faxweb)