18:36 | 19/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Nga maji Kosova dhe Shqipëria nuk do të kenë më Roaming

14:14 | 03/03/2019
në Aktualitet, Flash, Kosova, Te Fundit, Te Gjitha
0
”Fluturojnë” çmimet e paketave telefonike, rritje deri në 72% (Listat)

Tarifat e Roaming në telekomunikim ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, do të largohen në muajin maj të këtij viti, thotë për Radion Evropa e Lirë koordinatori kombëtar i të dy qeverive, Fatmir Limaj.

Limaj thotë se heqja e tarifave dhe shumë marrëveshje tjera të arritura më parë ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, janë në rrugë të mirë të zbatimit.

“Ne, si Kosovë, jemi gati menjëherë ta zbatojmë Roaming, por besoj që edhe Tirana shumë shpejt besoj përmes vendimit të Qeverisë dhe Parlamentit do ta marr atë vendim dhe në maj nuk do të kemi problem me Roaming, dhe do të zbatohet pastaj është çështja e patentë- shoferëve që pothuajse është kryer. Te çështja e qarkullimit të lirë të qytetarëve, duhet të jemi të kujdesshëm duke respektuar obligimet që kemi me Bashkimin Evropian si dy vende”, thotë Limaj.

Tarifa e Roaming nënkupton telekomunikimin dhe shërbimin që qytetarët e përdorin në një vend tjetër nga një qendër e operatorit të telefonisë mobile. Këto tarifa janë kryesisht dyfish më të larta sesa ato që përdoren për telekomunikim brenda një shteti.

Kuvendi i Kosovës në qershor të vitit të kaluar kishte votuar një rezolutë për heqjen e tarifave të Roaming në telekomunikim ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.

Ndërkohë, edhe Bashkimi Evropian u ka kërkuar të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor që ta heqin këtë tarifë, si formë lehtësimi për komunikimet ndërmjet qytetarëve.

Agron Dida, ekspert për çështje të telekomunikacionit, pati thënë për Radion Evropa e Lirë se heqja e Roaming në telekomunikim, ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, është në dobi të qytetarëve dhe bizneseve.

Ky veprim, sipas Didës, do të duhej të zgjerohej edhe me vendet tjera fqinje në mënyrë që të krijohet një situatë më e volitshme e komunikimit:

“Duhet bërë çmos që diplomacia jonë të veprojë me partnerët e tyre në Shqipëri dhe të ecin përpara. Unë mendoj që vetëm interesat e operatorëve janë në pyetje këtu që nuk do të dëshironin të bënin këtë veprim, i cili është në dobi të qytetarëve dhe bizneseve. Kosova ka nevojë për komunikime me botën, e veçanërisht me Shqipërinë është në interes kombëtar dhe në çdo aspekt tjetër të bëhet një gjë e tillë”.

Kosova dhe Shqipëria në mbledhjet e përbashkëta të dy qeverive ndër vite kanë nënshkruar marrëveshje të shumta, të cilat kishin për qëllim qeverisje të përbashkët strategjike me një vizion euroatlantik.

Këto dy shtete kanë të nënshkruar një protokoll bashkëpunimi ndërqeveritar, i cili përfaqëson kornizën e plotë institucionale të marrëdhënieve ndërmjet këtyre shteteve në të gjitha fushat, duke filluar nga ekonomia e deri tek arsimi.

Por, që jo rrallë herë zbatimi i këtyre marrëveshjeve, thotë Fatmir Limaj, ka hasur në pengesa.

“Ka qenë një praktikë e mirë kur kanë filluar iniciativa e të dy qeverive tona, me qëllim të hapjes së horizonteve të bashkëpunimit të dy vendeve. Janë arritur shumë marrëveshje, por rrugës, për shkak të pengesave burokratike dhe neglizhencës, jo gjithherë ato marrëveshje janë zbatuar”.

“Pas shumë takimeve, duke parë që ka probleme në zbatimin e marrëveshjeve, duke parë vërejtjet dhe ankesat e qytetarëve dhe grupeve të interesit, atëherë në mbledhjen e fundit është propozuar Grupi i koordinimit të zbatimit të këtyre marrëveshje. Nga 80 marrëveshje një pjesë e tyre nuk janë zbatuar. Tani jemi duke i monitoruar këto marrëveshje dhe të shohim pse nuk po zbatohen dhe të fillojë zbatimi i tyre”, thekson Limaj.

Për të pasur një bashkëpunim më të lehtë ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, ishin investuar miliarda euro në infrastrukturë rrugore. Megjithatë, vlerësohet se këto dy shtete gjatë shkëmbimeve tregtare, vazhdojnë të hasin në vështirësi dhe konsiderohet se nuk kanë arritur të kenë marrëdhënie tregtare në nivel të kënaqshëm.

Të dhënat zyrtare tregojnë se Shqipëria eksporton në Kosovë mallra në vlerë prej rreth 200 milionë Eurosh në vit, derisa vlera e produkteve që Kosova eksporton në Shqipëri është rreth 60 milionë Euro./REL

Etiketa: kosove
Pas

Balla nga Korça: Opozita ka frikë nga drejtësia e re, po vijojmë përgatitjet për zgjedhje

Para

“U prek shumë”, Graciano rrëfen ç’i ndodhi Albit pas ndarjes nga Klaudia

Para
“U prek shumë”, Graciano rrëfen ç’i ndodhi Albit pas ndarjes nga Klaudia

"U prek shumë", Graciano rrëfen ç’i ndodhi Albit pas ndarjes nga Klaudia

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kancelari Merz: Dyshoj se Ukraina do të anëtarësohet në BE në 10 vitet e ardhshme

Tragjedi në Tomorrowland: Gruaja kanadeze humb jetën gjatë festivalit

Shëngjin/ Ra në kontakt me energjinë elektrike, 32-vjeçari bie nga skela dhe humb jetën

Popoviç dërgohet në paraburgim për 48 orë, Serbia kërkon lirimin e tij

Përpjekja për konstituimin e Kuvendit, përfundon takimi mes Kurtit dhe Limajt

U gjet me drejtoreshën e kompanisë, CEO-s mund t’i kushtojë 30 mln dollarë përqafimi

Trump: Së shpejti do të lirohen edhe 10 pengje të tjera nga Gaza

Berlin: Biznesmeni Serb dënohet me 5 vjet burg

Anija turistike përmbyset mes stuhisë në Vietnam, të paktën 27 viktima

Masakër në Gaza! Të paktën 90 të vrarë nga sulmet izraelite, mes tyre edhe civilë që prisnin ndihma humanitare

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.