Sali Berisha ka qenë pak më parë në Maliq, nga bëri dhe prezantimin e kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, për kryebashkiak Alfred Gegën.
Berisha u ndal të fliste për largimin masiv të shqiptarëve nga vendi, teksa komentoi deklaratat e qeverisë për sjelljen e fuqisë punëtore nga Bangladeshi e Sri Lanka, të cilët tha se po sillen në vend për qëllime të trafikut të qenieve njerëzore dhe jo për të punuar.
Pas Maliqit, radhën e takimeve e kishte Devolli, ku u prezantua dhe kandidati Elvis Hajdërlli.
Në vitin 2022 Elvis Hajdërrli, u zgjodh si Kryetar i PD Devoll me 60.7 % të votave.