13:09 | 25/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Nga Miloti në Lushnje, sot bllokohen akset kryesore të vendit. Policia jep paralajmërimin e fortë

07:35 | 05/04/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Nga Miloti në Lushnje, sot bllokohen akset kryesore të vendit. Policia jep paralajmërimin e fortë

Pas disa ditëve të tensionuara ku protesta për Rrugën e Kombit ka qenë kryefjala e revoltës qytetare, nga sot hyjmë në një fazë të re. Opozita nis sot atë që quhet mosbindje civile, duke mos njohur institucionet e varura nga qeveria.

Kështu nga ora 10 deri në orën 13 pothuajse i gjithë qarkullimi ne nivel kombëtar do të jetë i paralizuar pasi 4 akset kryesore do të bllokohen nga protestuesit.

Në deklarimet zyrtare të Partisë Demokratike thuhet se kjo forcë politike do të mbështesë qytetarët që do të protestojnë, me paralizimin e lëvizjes në nivel kombëtar.

Kryqëzimi i Milotit, kryqëzimi i Çermës në Lushnjë, kryqëzimi i Vorës ku thuhet se do të jetë edhe kryetari i PD-së Basha, si dhe kryqëzimi i Bradasheshit në Elbasan do të jenë akset rrugore që do të mbahen për rreth tre orë të bllokuara nga protestues. Protestuesit pritet të nisen nga Vlora, Berati, Shkodra dhe të gjitha qytetet e vendit, duke u mbledhur në katër pikat kryesore.

Nga ana tjetër Policia e Shtetit e ka quajtur të paligjshme protestën e sotme, pasi nuk ka asnjë shkresë zyrtare u kërkohet leja.

“Zhvillimi i protestës së paralajmëruar mediatikisht, për vetë natyrën e saj përbën një cënim të rëndë të ligjit, të rendit publik dhe lirisë e sigurisë së çdo qytetari, që ka të drejtën të përdorë hapësirat e pushtuara nga një protestë e tillë.

Organizatorët e kësaj proteste të paligjshme do të përballen me ligjin për çdo pasojë të paparashikuar, që mund të sjellë një protestë e organizuar për të nxitur rrëmujë dhe konflikt në pika nevralgjike për qarkullimin e njerëzve dhe mjeteve. Policia e Shtetit njeh dhe respekton si të paprekshme të drejtën për të protestuar. Por ajo ka përgjegjësi ligjore, si dhe gatishmërinë për të mos lejuar cënimin e interesit të qytetarëve.

Policia e Shtetit u bën apel të gjithë qytetarëve të mos bien pre e një politike të angazhuar për të goditur ligjshmërinë dhe institucionet e vendit, duke dëmtuar interesat e njerëzve e të vetë vendit. Zhvillimi i një proteste të paligjshme mund të përdoret nga elementë me precedentë kriminalë dhe të nxitur a të paguar për të krijuar paqëndrueshmëri shoqërore.

Policia i bën thirrje çdo qytetari të mos bëhet pjesë e kësaj proteste të paligjshme dhe me rrezik për rendin e sigurinë. Gjithashtu Policia e Shtetit i kërkon paraprakisht ndjesë çdo qytetari, për çdo rast kur nuk do te mund t’i shërbejë si duhet lirisë se qarkullimit”, thuhet në deklaratën e Policisë së Shtetit.

(E.K/FAXWEB.AL) 

Etiketa: bllokohen rrugët
Pas

Shtypi i ditës, 5 Prill 2018

Para

Ndarja ‘me thikë’ mes Rusisë dhe Perëndimit, Kina i del në krah Vladimir Putinit

Para
Ndarja ‘me thikë’ mes Rusisë dhe Perëndimit, Kina i del në krah Vladimir Putinit

Ndarja 'me thikë' mes Rusisë dhe Perëndimit, Kina i del në krah Vladimir Putinit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Zëdhënësja e Metës: 11 maji, farsë politike! Të hetohet çdo rast i shkeljes së ligjit

Mali i Zi shkurton orarin e punës! Qeveria projekton 7 orë punë, Unioni i Punëdhënësve del kundër

Lezhë/ Vijon operacioni “Koordinata”, arrestime dhe fidanë kanabisi të asgjësuar në Malin e Rrencit

Dyndje turistësh në Theth! Bizneset kërkojnë vëmendje: Probleme me energjinë elektrike dhe ndërtimet pa leje

E rëndë në Tiranë! Po punonte për çmontimin dhe heqjen e bolierit të ujë, por i ra në kokë, humb jetën 52-vjeçari

Helmimi i fëmijëve në kopshtin e Gramshit, policia nis hetimet për çështjen. Bllokohen kartelat e 6 pacientëve të shtruar në spital

Konstituimi i Kuvendit të Kosovës, dështon seanca edhe në përpjekjen e 21-të

Sulmi rus që la pas 12 të vdekur në Ukrainë, Zelensky: Heshtja e Amerikës dhe ndërkombëtarëve po e inkurajojnë Putinin

Mes tensioneve politike, mbahen sot zgjedhjet presidenciale në Venezuelë

Operacioni “Enigma” ku u vu në pranga Xhevdet Plaku dhe 6 të tjerë! Nën masa të larta sigurie, të arrestuarit mbërrijnë në gjykatën e Durrësit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.