Sylvinho publikoi listën e parë për kualifikueset e Botërorit, për dy takimet kundër Anglisë dhe Andorrës. Ajo që ra në sy ishte mungesa e disa legjionarëve të rëndësishëm si Mitaj, Hysaj, Daku, Seferi, apo Keidi Bare, por pjesë e listën janë lojtarë si Ismajli, Broja, apo Rey Manaj që ishin në dyshim. Nuk munguan as në këtë lista emra risi si Juljan Shehu apo Etnik Brruti. Sylvinho doli në konferencë për shtyp duke folur mbi listën e lojtarëve të grumbulluar dhe dy sfidat e para:
Mitaj-Ka një dëmtim në pupalgji, u rikthye të luaj, por pasi sërish një shqetësim, me shumë mundësi do t’i nënshtrohet një ndërhyrje
Hysaj-Kam folur me lojtari, me shumë mundësi do të rikthehet në fushë pas pauzës së kombëtares
Daku-Edhe Daku ka një shqetësim në pupalgji, si Mitaj, kemi vendosur që të qëndrojë, të rikuperohet
Ismajli-Broja? Kemi 10 ditë që punojmë me të dy. Janë dy lojtarë që kanë qëndruar jashtë këtë periudhë. Ismajli dhe Broja janë të dy pjesë e ekipeve respektive këtë fundjavë, pra do të thotë se janë të gatshëm. Sigurisht ne do t’i shohim nga pranë, do të zhvillojmë seanca stërvitore. Të dy do t’i vlerësojmë me shumë qetësi kur të vijnë tek ne.