Prej ditës së nesërme çdo mjet që do të kalojë në ‘’Rrugën e Kombit” do të jetë i detyruar që të paguajë 5-10 euro, vajtje-ardhje.
‘’Fax News” ka siguruar pamjet e traut që po ndërtohet, ndërsa pagesa do të kryhet në gjashtë sportele. Sporteli ndodhet shumë pranë hyrjes në tunelin e Kalimashit.
Pagesa do të nisë të kryhet nga nesër, ndërsa nuk dihet nëse kjo do të ndikojë në lëvizjen e mjeteve nga Kosova drejt Shqipërisë.
Numri i personave që kanë hyrë në Shqipëri gjatë janarit dhe shkurtit është 140.687, me një rritje prej 16.7% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit kaluar.
(E.K/FAXWEB)
https://www.youtube.com/watch?v=eyzZDKMvgWw&feature=youtu.be
https://www.youtube.com/watch?v=aEQ3Whmb0sA&feature=youtu.be