Është zhvilluar Festa e Bjeshkëve në Malsinë e Gjakovës në bjeshkët e Trokuzit në Margegaj të Tropojës, e cila shihet si një mundësi më shumë për të tërhequr vëmendjen e turistëve, përmes bukurive natyrore.
Në fshat janë shtuar vizitorët, ka nga ata që nisin direkt ngjitjen në mal, ndërsa të tjerët janë mbledhur ne fshat ku organizojne lojra popullore, valle nga treva e malësisë së Gjakovës dhe konkurs bukurie.
Natyra spektakolare sundon në Margegaj Ajri i pastër, burimet e ujit, kullotat dhe pyjet në Margegaj janë një resurs që po terheqin cdo dite mijra turiste t’i japin zhvillim krejt zonës, duke e kthyer në një destinacion turistik gjatë gjithë vitit.
(J.D/Faxweb.al)