12:40 | 07/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Nga një sulm izraelit në Gazë vriten 71 persona

15:08 | 13/07/2024
në Aktualitet, Bota, Te Fundit, Te Gjitha
0
Nga një sulm izraelit në Gazë vriten 71 persona

Një sulm izraelit në jug të Gazës ka vrarë 71 persona të shtunën, më 13 korrik, tha Ministria e Shëndetësisë në Gazë, duke shtuar se dhjetëra të tjerë janë plagosur.

Ndërkaq, një zyrtar izraelit tha se ushtria ka shënjestruar kreun e krahut ushtarak të Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Zyrtari izraelit tha se shënjestër e sulmit në Han Junis ishte Mohammed Deif, që shumë besojnë se është arkitekti i sulmit që Hamasi kreu më 7 tetor në Izrael, kur u vranë afër 1.200 persona. Ky sulm nxiti luftën mes Izraelit dhe Hamasit.

Deif për vite të tëra ka qenë në krye të listës së personave më të kërkuar nga Izraeli dhe besohet se u ka ikur disa tentim-vrasjeve nga Izraeli në të kaluarën.

Zyrtari, që foli në kushte anonimiteti, tha se Rafa Salama, një tjetër zyrtar i lartë i Hamasit, është shënjestruar në sulm. Zyrtari, megjithatë, nuk dha detaje nëse këta dy zyrtarë të lartë të Hamasit janë vrarë.

Ndërkaq, në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë u tha se të paktën 289 persona janë plagosur dhe shumica e 71 të vrarëve dhe të plagosurve u dërguan në spitalen Nasser.

Është ende e paqartë nëse sulmi u krye brenda Muvasi, që Izraeli e ka shpallur zonë humanitare, që gjendet nga veriu i Rafahut deri në Han Junis.

Sulmi i fundit vdekjeprurës vjen në kohën kur ndërmjetësit nga SHBA-ja, Katari dhe Egjipti po tentojnë të zvogëlojnë dallimet mes Izraelit dhe Hamasit sa i përket një armëpushimi të propozuar, që parasheh lirimin e pengjeve që gjenden në Gazë. Vrasja apo plagosja e ndonjë zyrtari të lartë të Hamasit mund të dëmtojë bisedimet.

Izraeli nisi ofensivën e tij në Gazë pas sulmit të 7 tetorit të Hamasit, kur në jug të Izraelit u vranë afër 1.200 persona dhe u plagosën afër 250 të tjerë.

Që atëherë, si pasojë e ofensivës tokësore dhe ajrore të Izraelit, në Gazë janë vrarë më shumë se 38.300 persona dhe janë plagosur mbi 88.000 të tjerë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në këtë territor.REL

Pas

Perfshihet nga zjarri nje stan ne Mbrostar te Fierit, shkaktohen shume deme materiale

Para

Donald Trump shoqërohet jashtë podiumi pas atentatit per ta eliminuar

Para
Donald Trump shoqërohet jashtë podiumi pas atentatit per ta eliminuar

Donald Trump shoqërohet jashtë podiumi pas atentatit per ta eliminuar

Discussion about this post

 



Të Fundit

Presidenti i Republikës Begaj, pranoi Letrat Kredenciale të Ambasadorit të Moldavisë

Ndryshon masa ndaj Jamarbër Malltezit, arresti i shtëpisë zëvendësohet me garanci pasurore

Sherr për motive të dobëta mes të rinjve në Lushnjë, njëri përfundon në spital

Nga trafiku i drogës tek aksidentet dhe drejtimi i mjetit në gjendje të dehur, disa të ndaluar në Durrës në orët e fundit

Kryemadhi në SPAK: Isha në Beverly Hills dhe Las Vegas për ditëlindjen e vajzës

Zjarre masive në Turqi, shkatërrohen disa fshatra në Izmir

Velipojë, procedohen penalisht 2 persona për zënien e hapësirave publike gjatë kontrolleve “Plazhi i lirë”

Mbi 81 persona të vdekur, rëndohet bilanci tragjik i përmbytjeve në Teksas

Rama në Vlorë: Nuk kemi tendencë t’i zëmë frymën bizneseve, trotuaret do të lirohen

Dështon për të 43’tën herë seanca për të konstituar përbërjen parlamentare të Kuvendit të Kosovës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.