19:17 | 16/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Nga “Paketa e maleve” te “Smart city”/ Kuvendi sot seancë plenare, çfarë pritet të diskutohet

08:06 | 13/03/2025
në Aktualitet, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kuvendi shkarkon me shumicë votash Këshillin Drejtues të RTSH-së

Kuvendi do të votojë sot në seancë plenare projektligjin “Për Paketën e Maleve”, i cili parashikon lehtësi procedurash për pronësinë dhe ndërtimin, sikurse edhe politika fiskale stimuluese për investimet në zonat malore.

Projektligji vjen në Kuvend pas rrëzimit nga Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve të vendimit të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, i cili rekomandonte pezullimin e tij me argumentin se dëmtohej parimi i barazisë mes aktorëve ekonomikë në prag të zgjedhjeve.

Deputetët pritet të diskutojnë në seancën e sotme plenare mbi këtë projektligj të rëndësishëm, i cili parashikon një paketë të re mbështetje për investimet në zonat malore. Nisma ligjore synon të inkurajojë banorët vendas të investojnë në tokat e tyre, duke frenuar në këtë mënyrë edhe braktisjen e fshatit.

 

 

Synimi i këtij projektligji është rimëkëmbja dhe zhvillimi ekonomik, nxitja e investimeve, punësimit dhe zhvillimi i ekonomive të vogla lokale për përmirësimin e cilësisë së jetës së banorëve në zonat malore. Ndërkohë, gjatë shqyrtimit të projektligjit në komisionet parlamentare, opozita është shprehur në parim kundër, me argumentin se është një ligj që parashikon garë të mbyllur, si dhe një procedurë komplet e re për pronën private, krahas procedurës që ka ligji aktual sektorial që merret me pronën.

Përveç këtij projektligji, Kuvendi do të diskutojë në seancë plenare edhe mbi një sërë nismash të tjera ligjore apo marrëveshjesh me institucione ndërkombëtare. Konkretisht në seancën e sotme plenare pritet edhe ratifikimi i marrëveshjes me Bankën Evropiane të Investimeve, lidhur me hapjen e përfaqësisë së Bankës Evropiane të Investimeve në Shqipëri.

Marrëveshja u nënshkrua në Tiranë më 24 janar 2025 dhe synon forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe BEI-t e përshpejtimin e realizimit të objektivave që ka Shqipëria për anëtarësimin e saj në Bashkimin Evropian. Një tjetër projektligj i rëndësishëm që pritet të miratohet sot është edhe ai për ratifikimin e marrëveshjes së huas me Fondin për Zhvillim të Abu Dhabi-t, për financimin e projektit “Sistemi i kamerave nën administrimin e Policisë së Shtetit – Smart City”.

Projektligji parashikon akordimin e një huaje, në shumën 118 500 000 USD, për financimin e këtij projekti, përmes së cilit synohet të rritet niveli i sigurisë publike dhe performanca e punonjësve të policisë. Instalimi i sistemeve elektronike synon një monitorim dhe kontroll sa më të mirë të territorit, duke siguruar informacionin për parandalimin dhe zbardhjen e ngjarjeve.

Po ashtu Kuvendi pritet të ratifikojë edhe dy marrëveshje të rëndësishme me Bashkimin Europian.

Konkretisht në seancën e sotme pritet ratifikimi i marrëveshjes së facilitetit me Bashkimin Evropian, të përfaqësuar nga Komisioni, për rregullimet specifike për zbatimin e mbështetjes së BE-së për Shqipërinë, në kuadër të facilitetit për reforma dhe rritje. Miratimi i kësaj marrëveshjeje do të mundësojë financimin nëpërmjet akordimit të një shume totale në vlerën 922 085 888 euro, nga të cilat 29% do të akordohen si grante dhe 71% si hua.

Një tjetër projektligj është ai i ratifikimit të marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, si huamarrës, Bankës së Shqipërisë, si agjent i huamarrësit, dhe Bashkimit Evropian, të përfaqësuar nga Komisioni Evropian, si huadhënës, për “Lehtësinë e reformës dhe zgjerimit për Ballkanin Perëndimor”.

Projektligji do të mundësojë financimin e programit nëpërmjet akordimit të një huaje në vlerën 657 458 743.67 euro, i shoqëruar nga një grant WBIF, në shumën 264 6271 44.33 euro.

Objektivi i përgjithshëm i këtij programi është çlirimi i potencialit ekonomik të vendit, përmes stimulimit të transformimit ekonomik dhe përmirësimit të klimës së biznesit për të hyrë gradualisht dhe i përgatitur në tregun e vetëm të BE-së, përmes forcimit të shtetit të së drejtës, me progres të vazhdueshëm në integrimin e përshpejtuar, konsolidimin e efikasitetin e reformave, dhe ecjes së qëndrueshme përpara në përmbushjen e kritereve të anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Etiketa: kuvendi
Pas

EMRI/ I ndaluar për vjedhje, i jep fund jetës duke u vetëvarur 46-vjeçari në bllokun e sigurisë

Para

Veliaj kërkon lirinë/ Apeli i GJKKO shpall sot vendimin mbi ankimimin e kryebashkiakut

Para
Veliaj kërkon lirinë/ Apeli i GJKKO shpall sot vendimin mbi ankimimin e kryebashkiakut

Veliaj kërkon lirinë/ Apeli i GJKKO shpall sot vendimin mbi ankimimin e kryebashkiakut

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Fortesa bërthamore” e Iranit nën tokë sfidon Izraelin! Pse Fordow është i paprekshëm edhe nga bombat më të fuqishme ajrore

Raporti i OBSH: Sëmundjet kronike të frymëmarrjes, mbi 80 mln të prekur në Evropë

“Jemi të tmerruar dhe të rraskapitur”/ Radhë të gjata trafiku, mijëra njerëz largohen nga Teherani teksa sulmet vijojnë

Sulm me thikë brenda një autobusi në Belgjikë, një i vdekur dhe 2 të plagosur. Arrestohet autori

Rriten tensionet mes Izraelit dhe Iranit, Mediat: Grupi sulmues i Marinës Amerikane “Nimitz” niset drejt Lindjes së Mesme

Haga vendos vijimin e paraburgimit edhe për dy muaj për Hashim Thaçin

“Lulet plastike”, një film nga Ylljet Aliçka me Robert Ndrenikën dhe Zana Priftin, shfaqet në COD

Mediat amerikane: Trump nuk do të nënshkruajë deklaratën e përbashkët të G7-ës që bën thirrje për uljen e tensioneve midis Izraelit dhe Iranit

Aksident në Korçë, makina del nga rruga dhe përmbyset, tre të lënduarit dërgohen në spital

Kushtet e Iranit për negociata me SHBA, reagon presidenti i Izraelit: Po përdor Trump si mburojë për të avancuar me programin bërthamor

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.