Duket se dasma e Besit dhe Xhensilës nuk ka mbaruar ende. Siç kishte njoftuar dhe më parë Besi në rrjetet sociale festa ka vazhduar edhe në fshatin Bubq.
“Te dashur bashkfshataret e mi te Bubqit. Shihemi sonte per valle ne Bubq. Ora 20:00. Lokali Aldos perballe Gimit Sures Llont Tares”, shkruate Besi.
Në videot dhe fotot e postuar në rrjetet sociale shihet Besi i cili po e “kall” atmosferën me banorë të fshatit rreth tij.
Aktori i humorit ka treguar kështu se mban një lidhje të fortë me vendin e tij të lindjes duke i bërë në një farë mënyre edhe ata pjesë të dasmës së tij.
“Marto Bubqi cunin e vet, ska shaka”, shkruan Besi në një preh videove.
(B.H/Shuplaka)
https://www.facebook.com/BesKallakuReal/videos/1922059854714730/