13:37 | 12/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Nga Pele te Mesi, Brazili dhe Argjentina betejë në “Maracana”

13:32 | 21/11/2023
në Flash, Sport, Te Fundit, Te Gjitha
0
Nga Pele te Mesi, Brazili dhe Argjentina betejë në “Maracana”

Brazili do të presë Argjentinën në të gdhirë të së mërkurës sipas orës së Tiranës (21 nëntor, ora 21:30, Rio de Zhaneiro), në mitikun “Maracana” në takimin e gjashtë në kualifikueset e Amerikës së Jugut për Botërorin 2026.

Brazili vjen në këtë përballje pas dy humbjesh radhazi në kualifikuese kundër Uruguait dhe Kolumbisë. Brazili duket në krizë loje e rezultatesh, teksa dhe dëmtimet e Nejmarit dhe Viniciusit nuk ndihmojnë trajnerin në detyrë Fernando Diniz. Kujtojmë se Brazili nuk humbet tri ndeshje radhazi, që nga viti 2001.

Në atë kohë, “Canarinha” humbiste katër ndeshje radhazi, kundër Francës dhe Australisë, në Kupën e Konfederatave, Uruguait, në kualifikueset e Amerikës së Jugut dhe Meksikës, në Kupën e Amerikës. Një seri kjo që shënoi shkarkimin e Emerson Leaos dhe fillimin e punës së Luiz Felipe Skolari, i cili një vit më vonë do ta çonte ekipin drejt titullit të pestë botëror.

SA SHUMË HISTORI! – Ajo mes Brazilit dh Argjentinës nuk është thjesht një ndeshje kualifikuese. Ajo është një Klasike e futbollit botëror, që do t’i vërë dhe kapak ndeshjeve kualifikuese të Botërorit 2026, për zonën e Amerikës së Jugut për vitin 2023. Mbyllje më të mirë nuk ka.

Sikurse nuk ka skenë më të madhe dhe më prestigjoze se “Maracana”. Kjo klasike garanton gjithashtu, një tjetër kapitull në historinë e dueleve mes brazilianëve dhe argjentinasve në stadiumin mitik. Një histori që nisi në vitin 1957, me debutimin e më të madhit nga të gjithë (Pele), dhe kapitullin më të fundit e pati në vitin 2021, me shenjtërimin e një gjeniu (Mesi).

SFIDA E PARË – E hapur për Kupën e Botës 1950, “Maracana” priti për herë të parë një Brazil-Argjentinë shtatë vjet më vonë, në 7 korrik 1957, që shënoi debutimin e askujt tjetër, përveç Pelé në ekipin kombëtar brazilian. Pelé do të rikthehej te argjentinasit në vitet në vijim.

Ai shënoi në 5-1 në korrik 1960, në Kupën e Atlantikut dhe gjithashtu në 5-2 në prill 1963, përsëri në “Copa Roca”. Ndërkohë që Argjentina do të mundte përsëri Brazilin në këtë stadium në vitin 1998, gati 40 vjet pas duelit të parë në këtë stadium.

Braziliani dhe Argjentina do të viheshin përballë tyre në të njëjtën skenë në vitin 2021, kur në korrik 2021, fitorja 1-0 e Albiceleste, para vetëm 5,000 tifozëve (për shkak të masave kundër Covid-it), i siguroi Lionel Mesit titullin e tij të parë me kombëtaren argjentinase, Kupën e Amerikës.

Diniz – Argjentina ishte kokëçarja më e madhe në epokën e Tites, përgjegjëse për tre nga gjashtë humbjet që ish-trajneri pati në krye të Brazilit. Nëse Brazili nuk e ka mundur rivalin e tij kryesor që nga korriku 2019, tekniku në detyrë, Fernando Diniz, mund të jetë zgjidhja. Vetëm pak ditë më parë, nën drejtimin e Fluminenses (Brazil) në “Maracana” ai mundi Boka Xhuniorsin (Argjentinë) në finalen e Kupës Libertadores.

Pas

Gjykata liroi Jamarbër Malltezin, e komenton Berisha: Asnjë risi…

Para

Me foto provokuese, Roberti prezanton të dashurën e re nga pushimet në Miami

Para
Me foto provokuese, Roberti prezanton të dashurën e re nga pushimet në Miami

Me foto provokuese, Roberti prezanton të dashurën e re nga pushimet në Miami

Discussion about this post

 



Të Fundit

Numërohen 42% e votave: PS drejt 83 mandateve, të vegjëlit në “vështirësi”

Aksident i rëndë në aksin rrugor Himarë-Qeparo, përplasen dy shtetas të huaj që udhëtonin me motor

Numërohen 191/587 kuti në Fier, PS kryeson me 18 mijë vota më shumë. Ja sa të mbrojtur e ka mandatin e 12-të

PS drejt mandatit të katër, Rama nis punimet të Shtëpia e Europës

Mbyllet numërimi i votave në Delvinë, si paraqitet rezultati

Numërohen 242/508 kuti në Elbasan. PS forcon mandatin e 10-të merr, thellohet diferenca me PD

Qarku i Gjirokastrës drejt përfundimit të numërimit të votave! Rezultati përfundimtar i bashkive që kanë mbyllur procesin

PD me 14 mandate në Tiranë, Ilir Meta rrezikon të mbetet jashtë Parlamentit

Numërohen 437/1282 kuti në Tiranë, PS kryeson me 19 mandate. PD forcon mandatin e 14-të, Shehajt i duhen 250 vota për të nxjerrë të dytin

Numërohen 124 nga 198 kuti në Gjirokastër/ Sa mandate sigurojnë PS dhe PD

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.