Juristi i njohur Çlirim Gjata, i ftuar në studion e televizionit “Fax News”, teksa komentoi aktualitetitn në vend, u ndal tek protesta e banorëve të “Astirit”, shtëpitë e të cilëve preken nga projekti i “Unazës së Madhe”.
I pyetur nëse janë kërkesat e qytetarëve ligjore, ai u shpreh se përderisa janë qeveria ka vepruar me dy standarde, kërkesat e tyre janë tërësisht ligjore. Gjata tha se në zonë janë legalizuar disa banesa, e dita të tjera jo, duke cënuar kështu barazinë para ligjit, e për këtë qytetarët kanë të drejtë në kërkesat e tyre.
Sipas tij, është e vështirë një familje të nxirret nga banesa, e jo më mbi 300 të tilla. Kështu po cënohet një nga të drejtat ndërkombëtare, e drejta për strehim.
Më tej ai u ndal edhe tek ngërçi “Presidencë-Kryeministri”, pas mosdekretimit të Sandër Lleshit në krye të Ministrisë së Brendshme.
Gjata u shpreh se “Presidenti ka të drejtë të mos dekretojë ministrin, pasi Kushtetuta parashikon se kur dikush është ushtarak aktiv nuk mund të bëhet deputet, e njëherë nuk mund të bëhet Ministër!.
Në vijim ai e ka quajtur të paligjshëm edhe emërimin e Sandër Lleshit në postin e zv.Ministrit, pasi sipas tij, nuk mund të ketë zëvendës pa pasur Ministër.
“A e emëroi Lleshin si zv.Ministër, kjo është shkelje ligjore, sepse nuk mund të ketë zëv.ministër kur nuk ka Ministër”, – deklaroi Gjata.
Juristi u shpreh sevetë fakti se është kërkuar çdekretimi i Lleshit nga grada gjeneral dhe statusi i ushtarakut, kryeministri ka pranuar se Presidenti kishte të drejtë në mosdekretimin e tij, ndonëse u quajt qesharak na Rama.
(B.B/ Faxweb.al)
Discussion about this post