Kreu i PD-së Lulzim Basha ka prezantuar platformën kundër korrupsionit ku të pranishëm kanë qenë jo vetëm deputetët e kësaj force politike.
Në takimin e zhvilluar në Hotel Tirana kanë marrë pjesë përfaqësues të zonave që kanë protetsuar kundër koncensioneve korruptive të qeverisë, përkrahës të çështjes për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar si dhe biznesmenë.
Basha në fjalën e tij tha se e vetmja rrugë për të çliruar bizneset dhe qytetarët nga krimi është largimi i kësaj qeverie, dhe rrëzimi i të gjitha vendimeve të marra në favor të oligarkëve.
‘’Falenderoj në mënyrë të veçantë për praninë e tyre, përfaqësues të komunitetit të Kukësit, të aleancës së Mbrojtjes së Teatrit, mjekë dhe profesorë të nderuar nga sektori i shëndetësisë, banorët e Zharrëzit, përfaqësues të komuniteteve të Mbrostarit, Verrisë, Elbasanit dhe Sharrës, që përfaqësojnë tre bombat ekologjike ku po investohet për veprat korruptive të inceneratorëve, në mënyrë të veçantë falenderoj ekspertë të shquar të ekonomisë, intelektualë, zëra publikë, analistë, opinionistë, që janë ëprgjigjur me praninë e tyre ftesë së opozitës në këtë prezantim”, u shpreh Basha në fjalën e tij në këtë takim.