04:58 | 18/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Nga Ronaldo te Coutinho, të gjithë futbollistët që luajtën për Inter dhe Barcelonën

21:14 | 05/11/2018
në Aktualitet, Flash, Sport, Te Fundit, Te Gjitha
0
Nga Ronaldo te Coutinho, të gjithë futbollistët që luajtën për Inter dhe Barcelonën

Inter pret në “San Siro” Barcelonën për ndeshjen e kthimit të Champions League.

Ndërsa nesër do të zhvillohet takimi në fjalë, “SP” ka prezantuar të gjithë lojtarët që kanë veshur fanellën e Inter dhe të Barcelonës gjatë karrierës së tyre.

1. Miklos ‘Szegedi’. Mesfushori rumun është aktivizuar me Interin në sezonet 1947-1949 dhe me Barcelonën në sezonet 1950-1952.

2. Luis Suarez.  Mesfushori me tipare sulmuese luajti me Barcelonën në vitet 1955-1961 dhe më pas kaloi te Inter. Spanjolli luajti në Milano për 9 vite, 1961-1970.

3. Luis Figo. Portugezi luajti në sezonet 1995-2000 për Barcelonën, ndërsa mbylli karrierën te Inter në vitet 2005-2009.

4. Ronaldo Nazario. Sulmuesi brazilian luajti për një vit me Barcelonën, në sezoni 1996-1997, më pas kaloi te Inter 1997-2002, aty ku fitoi edhe “Topin e Artë”.

5. Thiago Motta. Mesfushori italian luajti me Barcelonën në sezonet 1999-2001 dhe më vonë me Inter në sezonet 2009-2012 ku fitoi tripletën e famshme.

6. Francesco Coco. Mbrojtësi luajti për një vit te Barcelona në formë huazimi nga Milan në vitin 2001, më pas kaloi te Inter ku luajti për 5 sezone, 2002-2007.

7. Ricardo Quaresma. Portugezi luajti me Barcelonën në sezonin 2003-2004 për të zhvilluar më vonë edhe dy sezone me Inter, 2008-2010.

8. Edgar Davids. Holandezi luajti te Barça në vitin 2004, më pas kaloi te Inter për një sezon 2004-2005.

9. Samuel Eto’o. Sulmuesi nga Kameruni luajti për 5 vite te Barcelona, 2004-2009. Më pas kaloi te Inter 2009-2011 ku fitoi gjithçka të mundshme.

10. Zlatan Ibrahimovic. Suedezi e mori hovin në Itali. Me Inter luajti në sezonet 2006-2009, për të kaluar te Barcelona ku luajti për një sezon 2009-2010.

11. Maxwell. Mbrojtësi ishte pjesë e Inter në sezonet 2006-2009, për të luajtur tre sezone të tjera te Barça, 2009-2012.

12. Martin Montoya luajti me Barcelonën nga viti 1999-2015, i dalë nga akademia e katalanasve. U transferua për një sezon te Inter, 2015-2016.

13. Rafinha Alcantara. Mesfushori luati me Barcelonën nga sezonet 2006-2018. Ndërsa te Inter pati një huazim 6 mujor në sezonet 2017-2018.

14. Mauro Icardi. Sulmuesi e nisi karrierën me të rinjtë e Barcelonën në vitet 2008-2011, për të kaluar te Inter në vitin 2013 e deri më sot.

15. Keita Balde. Sulmuesi anësor ishte për 7 sezonet te Barcelona, 2004-2011 dhe tani është te Inter në formë huazimi nga Monaco.

16. Philipe Coutinho. Braziliani luajti te Interi i pas tripletës që e gjeti ekipin në krizë, në sezonet 2010-2013, më pas u shit te Liverpool ku shpërtheu si futbollist për të kaluar te Barcelona në vitin 2018.

Pas

Ministri i ri i Brendshëm, “Zëri i Amerikës”: Provë force mes Presidencës e Qeverisë

Para

Komisioni i Disiplinës ndëshkon Kukësin, Tiranën e Kamzën. Ja vendimet e marra sot

Para
Komisioni i Disiplinës ndëshkon Kukësin, Tiranën e Kamzën. Ja vendimet e marra sot

Komisioni i Disiplinës ndëshkon Kukësin, Tiranën e Kamzën. Ja vendimet e marra sot

Discussion about this post

 



Të Fundit

Britania ul në 16 vjeç moshën për pjesëmarrje në votime

Kërcënimi i SHBA me tarifa rrit rrezikun për Evropën

SHBA-të zhvendosin sistemet mbrojtëse ajrore Patriot nga Zvicra në Ukrainë

Tarifat doganore, presidenti brazilian i përgjigjet Donald Trump-it: Nuk je perandor i botës

Erdogani akuzon Izraelin: Po përdor pakicën e druzëve për t’u zgjeruar në Siri

Kancelari gjerman: Ukraina do të pajiset me sisteme me rreze të gjatë veprimi

Aksident në Gramsh/ Fuoristrada del nga rruga në afërsi të fshatin Sotirë, tre të plagosur

Ministrat e Kosovës ankohen për gjykatën, hesht kabineti i Kurtit pas vendimit të Supremes që i ndalon të mbajnë detyrën kur janë deputetë

Sipas të dhënave të raportuara në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile në AKMC, deri në orën16:00 janë raportuar 18 vatra zjarri, nga të cilat janë shuar 10 dhe janë aktive 8

Sllovenia shpall dy ministra izraelitë non grata për rolin në krizën në Gaza

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.