Këta emra që përmenden në listë mbase nuk kanë aspak nevojë për që të kenë fituar Ligën e Kampionëve për të ngelur në histori, por sigurisht që do të ishte një vlerë e shtuar për ta, pasi emra shumë të mëdhenj është bërë pothuajse e zakonshme që të kenë fituar trofeun prestigjoz, që në shumicën e rasteve sjell edhe “topin e artë” për lojtarët që tregohen deçiziv me skuadrat e tyre.
E përditshmja spanjolle “AS” ka publikuar, sipas një sondazhi, 10 ikona të futbollit europian e botëror, të cilët, edhe pse nuk e kanë fituar këtë kupë, janë dhe do të mbeten gjithsesi të paharrueshëm.
Por Ronaldo dhe Bufon mund të ngushëllohen me faktin se kanë fituar kupën e botës, një trofe që dy lojtarët më të mirë të botës që kanë dominuar futbollin këto dhjetë vjet nuk e kanë fituar, ashtu si Toti dhe Balak që kanë fituar kupën e botës por jo Championsin.
LISTA ME 10 IKONAT E MËDHA SIPAS “AS”
1- Ronaldo Nazario Da Lima (i tërhequr në 2011-ën)
2- Xhanluixhi Bufon (në aktivitet)
3- Zlatan Ibrahimoviç (në aktivitet)
4-Mikael Balak (i tërhequr në 2012-ën)
5-Rud Van Nistelroi (i tërhequr në 2012-ën)
6- Pavel Nedved (i tërhequr në 2009-ën)
7-Denis Bergkamp (i tërhequr në 2006-ën)
8-Erik Kantona (i tërhequr në 1997-ën)
9-Fabio Kanavaro (i tërhequr në 2011-ën)
10- Françesko Toti (i tërhequr në 2017-ën)
(B.H/Shuplaka)