06:27 | 02/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Nga rrënojat e viteve ’90 te transformimi i kryeqytetit, Rama publikon pamjet: Luftë e pashoqe për Tiranën Europiane

09:27 | 21/02/2025
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Nga rrënojat e viteve ’90 te transformimi i kryeqytetit, Rama publikon pamjet: Luftë e pashoqe për Tiranën Europiane

Tirana pas viteve 2000 ka pësuar një transformim të madh, duke u shndërruar në një prej destinacioneve më të vizituara nga turistët e huaj dhe duke qenë në foksus të medieve më të rëndësishme ndërkombëtare. Në një postim në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama ndau një video nga ndryshimet rrënjësore që ka pësuar Tirana ndër vite, që prej kohës kur ai ka qenë kryetar i bashkisë.

“Kush ka lindur në vitet ‘90 apo ka qenë fëmi në fillimvitet 2000, ta shohë këtë videokujtesë të luftës së pashoqe për Tiranën Europiane”, shkruan Rama.

Në një fjalim të tij me marrjen e detyrës së kryetarit të bashkisë së Tiranës, Rama ka thënë se “qytetarët e Tiranë s’kërkojnë nga ne ta kthejmë fletën e dhjetë vjetëve të fundit që e shndërruan Tiranën në një qytet të abuzivizmit total dhe të cinizmit të pashoq. Tirana nuk mund të mbijetojë më tutje përmes kaosit dhe anarkisë. Tirana duhet të jetojë”.

Në video prezantohen ndryshimet që ka pësuar Tirana, që nga Lana, fasadat e pallateve, Unaza e Madhe, shkolla e reja, ambientet sportive etj.

“Jam i bindur që kthimi në identitet do të vazhdojë ashtu sikundër jam edhe më i bindur që qytetarët e Tiranës shohin përditë që Tirana ndryshon shohin përditë që Tirana jep shenja rimkëmbje dhe shprese. Unë nuk merrem me fjalë, unë kam punët nëpërmjet të cilave flas”, ka thënë Rama.

Rama ka thënë se “duhet bërë çmos për të gjithë këtë fëmijë që janë këtu që të paktën të krijohen terrene sportive ku këta mund të lozin dhe ku këta mund të kalojnë ditën e lirë të tyre me më shumë dinjitet dhe jo nëpër gropa dhe pluhur”.

Në videon e publikuar nga Rama është edhe një kronikë e vitit 2002, ku thuhet se “demokratët nuk do ta vonojnë më kërkesën për ngritjen e një komisioni të posaçëm parlamentar për hetimin e kryetarit të bashkisë së Tiranës Edi Rama”.

Në atë kohë kryetari i PD-së Sali Berisha ka thënë se Edi Rama e kishte shndërruar bashkinë e Tiranës në një ndërmarrje ndërtimi të mafias ballkanike.

Në qershor të 2003 në Komisionin e Posaçëm Parlamentar Rama tha se “dëshiroj t’ju sqaroj se pse kjo nuk është një betejë kolektive dhe se pse jeni ju ata që keni sjellë të tërë këta njerëz, të tërë këta qytetarë të lirë, të tërë këta profesionistë të ndershëm në këtë banko të akuzuarish. Këta njerëz që janë këtu me mua janë profesionistë të ndershëm”.

 

Etiketa: edi rama
Pas

Ajola Xoxa paraqitet në SPAK në zbatim të masës “detyrim paraqitje”

Para

Nuk duhet lejuar krizë për inate politike, Limaj nuk përjashton mundësinë e koalicionit me Kurtin: Duhet të kemi në fokus Kosovën

Para
Nuk duhet lejuar krizë për inate politike, Limaj nuk përjashton mundësinë e koalicionit me Kurtin: Duhet të kemi në fokus Kosovën

Nuk duhet lejuar krizë për inate politike, Limaj nuk përjashton mundësinë e koalicionit me Kurtin: Duhet të kemi në fokus Kosovën

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksident me fatalitet në Zvicër, humb jetën 16-vjeçari nga Kosova dhe një zviceran

Sllovenia vendi i parë i BE-së që ndalon tregtinë e armëve me Izraelin

Trump urdhëron dy nëndetëse bërthamore të zhvendosen afër Rusisë

Kamboxhia do ta nominojë Trumpin për Çmimin Nobel për Paqen

Një 9-vjeçare në Gaza humbet aftësinë për të ecur për shkak të urisë

Ylli i PSG në gjyq për përdhunim, rrezikon deri në 15 vite burg

Vuçiç pas dënimit të Dodikut: Serbia është në situatë të vështirë

Papunësia te njerëzit me ngjyrë në SHBA rritet në nivelin më të lartë që nga tetori i vitit 2021

Pas Spanjës dhe Gjermanisë/ Franca dërgon 40 ton ndihma humanitare nga ajri në Gaza

Shpërthen vullkani në Indonezi, kolona e hirit mbi 10 km e lartë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.