Nga Selia e LSI-s Luan Rama dhe administratori i paditur i njësisë Bashkiake numër 2 Elez Gjoza kanë dalë në një konferencë për mediat.
Ata e kanë parë të paligjshëm procedimin e tij. Sipas tyre kjo bëhet për të trembur mbështetësit e LSI-së.
‘’Në kundërshtim me të gjitha procedurat e policisë e ata duan të dëmtojnë zotin Gjoza’’, u shpreh Luan Rama.
”Përshëndetje, jam këtu si administrator i njësisë bashkiake numër 2. Dua të informoj publikun për këto akuza, për një cështje që i përket vitit 2013, për regjistrim të personave. Unë iu them të gjithëve se ky rast është shqyrtuar dhe para vitit 2013 dhe nuk ka parë as edhe një shkelje.
Çdo qytetar është i lirë të shkojë atje ku i përmbushen interesat. Akuza e dytë që është dhe më qesharake, që thuhet se unë punësoj njerëz përmes votave.
Akuza e tretë që është dhe më qesharake është që unë marr pjesë në fushata elektorale, kjo një tjetër gënjeshtër.
Unë dua t’i bëj një thirje ish-ministrit që mbushi Shqipërinë me hashash ti lërë presionet, ju duhet të shkoni prapa hekurave.
Ne ishim përballë në një takim dhe të terrorizuar nga pjesëmarrja në mitinguin e LSi-së ka bërë dhe denoncimin”, u shpreh Gjoza.
Ndërkohë që Rama i bëri thirrje çdo punonjësi të policisë të zbatojnë ligjin dhe mos të bienë pre e presioneve. Sipas tij me apo pa presionet e Haki Çakos dhe urdhëruesve të tij LSI do t’i fitojë zgjedhjet.
”Zoti Gjoza si personi i atakuar pa të drejtë ka bërë denoncim në prokurori për kallëzim të rremë dhe shpërdorim detyre nga ana e punonjësve të policisë që janë marrë me këtë çështje. Ftoj Prokurorin e Përgjithshëm të hetojë me përgjegjësinë e ligjit dhe të nxjerrë para ligjit çdo abuzues e falsifikator që përpiqet të përdorë institucionet e shtetit për tu hakmarrë apo për t’u bërë presion qytetarëve.
Dua ta ndaj njëherë e mirë përgjegjësinë e drejtuesve të Policisë nga roli i përgjegjshëm i Policisë së Shtetit. E ftoj Ministrin e Brendshëm që të vërë në shinat e zbatimit të ligjit veprimtarinë e Policinë e shtetit sepse nuk mundet që policia e shtetit të merret peng siç u mor për të mbjellë kanabis. E ftoj zv.kryeministrin në cilësinë e njësisë së Task-Forcës të analizojë rolin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit që nuk mund të fshihet nën petkun politik. Karteli i drogës vazhdon të ketë në dorë Drejtorin e Policisë së Shtetit dhe po vazhdon ta përdorë.
Zgjedhjet e 25 qershorit do ta ndajnë përfundimisht Shqipërinë e kanabisit nga Shqipëria e të ardhmes. E kuptoj që rritja e forcës politike dhe mbështetjes së qytetarëve ndaj LSI-së i ka vënë në panik, por kjo është në të keqen e tyre. I ftoj punonjësit e policisë në detyrë të mos kthejnë mbrapa një arritje cilësore dhe të mos lejojnë të përdoren si instrumente politikë. Zgjedhjet e 25 qershorit, me apo dëshirën e Haki Çakos apo atyre që e komandojnë pa dijeninë e Ministrisë së Brendshme do t’i fitojë LSI, do t’i fitojnë qytetarët shqiptarë”, u shpreh Luan Rama.
(E.K/SHUPLAKA)