19:53 | 26/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Nga shkelja e rregullores së Kuvendit te përçarja/ Kush janë deputetët që s’iu nënshtruan Rudina Hajdarit

10:59 | 19/04/2019
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Nga shkelja e rregullores së Kuvendit te përçarja/ Kush janë deputetët që s’iu nënshtruan Rudina Hajdarit

Ditën e djeshme në Kuvend u zyrtarizuan dhe dy grupet e reja parlamentare, të PD-së dhe të deputetëve të pavarur, po që në nisje të ‘’aventurës” së re, prurjet e reja janë kapur në shkelje. Kjo pasi në nenin 15-të të Rregullores së Kuvendit, deputetët mund të formojnë grupe parlamentare sipas përkatësisë partiake ose orientimit politik.

Më tej  në pikën dy specifikohet se: “Për krijimin e një grupi parlamentar kërkohet një minimum prej 7 deputetësh. Çdo deputet mund të jetë anëtar vetëm i një grupi parlamentar. Një deputet që largohet nga grupi parlamentar, mund t’i bashkohet një grupi tjetër parlamentar vetëm pas gjashtë muajve nga data e largimit”.

Pikërisht në këtë pikë është bërë edhe shkelja. Grupet e reja të ngritura morën emërtesën “Grupi Parlamentar Demokrat” i deputetëve që u futën në Parlament nga lista e PD-së dhe në krye u vendos Rudina Hajdari dhe “Grupi Parlamentar i Pavarur” i deputetëve që u futën nga lista e LSI-së ku si kryetar zgjodhën Nimet Musain, shkruan Panorama.

Në rastin e Grupit Parlamentar të PD-së është bërë shkelja e Rregullores së Kuvendit me dy anëtarët e saj. Kjo, pasi Rudina Hajdari dhe Myslym Murrizi kanë qenë anëtarë të Grupit Parlamentar të PD-së deri në datën 21 shkurt kur u mor edhe vendimi për djegien e mandateve. Kësisoj, nuk është konsumuar harku kohor prej 6 muajsh, në mënyrë që Rudina Hajdari dhe Myslym Murrizi të bëheshin pjesë e një grupi tjetër duke vënë në pikëpyetje edhe vijimin e ekzistencës së këtij formimi politik brenda Kuvendit.

PËRÇARJA

Ndonëse u futën në Parlament me qëndrimin për të krijuar një frymë të re në politikën shqiptare, zëvendësuesit e PD-së dhe të LSI-së janë përçarë brenda tyre. Në faqen e Kuvendit janë publikuar emrat e anëtarëve të secilit grup të krijuar. Tek ai Demokrat janë: Rudina Hajdari, Myslym Murrizi, Arlind Çaçani, Halil Jakini, Alban Zeneli, Korab Lita dhe Arben Elezi.

Pjesë e këtij grupi nuk janë bërë deputetët e tjerë të futur në Parlament nga lista e PD-së si: Ligoraq Karamelo, Adriatik Alimadhi, Majlinda Halilaj dhe Lefter Maliqi. Ndërsa në grupin e “Pavarur” janë pjesë: Nimet Musai, Ralf Gjoni, Erdiola Braha, Ylli Shehi, Aurora Mara, Edlira Hyseni dhe Enver Roshi. Pjesë e kësaj liste nuk është Lefeter Koka, i cili nuk pranoi të digjte mandatin apo edhe deputetë të tjerë si Edmond Rrushi, Elda Hoti, Amra Borava, Enada Kapllani.

GRUPI PARLAMENTAR DEMOKRAT (PD)
Rudina Hajdari
Myslim Murrizi
Alban Zeneli
Arben Elezi
Arlind Çaçani
Halil Jakini
Grupi Parlamentar i Pavarur (LSI)
Erdiola Braha
Ralf Gjoni
Nimet Musai
Ylli Shehi
Aurora Mara
Edlira Hyseni
Enver Roshi
Nuk janë futur në grupet parlamentare
PD: Ligoraq Karamelo, Majlinda Halilaj, Lefter Maliqi, Adriatik Alimadhi
LSI: Lefter Koka, Enda Kapllani, Edmond Rrushi, Elda Hoti, Ambra Borova

 

Pas

Vesh djalin e adoptuar si vajzë, aktorja e njohur shkakton debate të forta (FOTO)

Para

Fansja më e privilegjuar e Linda Halimit, këngëtarja merr vajzën 1-muajshe në punë

Para
Fansja më e privilegjuar e Linda Halimit, këngëtarja merr vajzën 1-muajshe në punë

Fansja më e privilegjuar e Linda Halimit, këngëtarja merr vajzën 1-muajshe në punë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ministri Fidan pret në seancën inauguruese të Platformës së Paqes në Ballkan homologët e tij nga Ballkani

Shijak, flakët përfshijnë masivin pyjor në fshatin Shetel

Zjarre të shumta edhe në Kosovë, raportohen 29 vatra aktive në 8 orët e fundit

“Europa duhet të mbledhë veten”, Trump në Skoci: Emigracioni masiv po e dëmton kontinentin

Aksident i rëndë në afërsi të Tepelenës, përplasen dy makina, humb jetën rrugës për në spital fëmija 7-vjeçar

Nga portet e Europës tek bankat offshore/ Operacioni i SPAK ndaj rrjetit shqiptar të drogës, si u përdorën sistemi ‘Hawala’ dhe llogaritë në parajsa fiskale

Situata me zjarret në vend, ministri Vengu: 17 vatra aktive, 1000 forca në terren dhe mbështetje nga ajri me helikopterë e avionë

Goditja e rrjetit të drogës nga Amerika Latine, SPAK bën reagimin zyrtar: Sekuestrohen 6 ton kokainë me vlerë 411 mln euro. 16 persona nën hetim

Zjarri me përmasa të mëdha aktivizohet në zonën e Konispolit, rrezikohen banesat. Zjarrfikëset ndërhyjnë për shuarjen e flakëve

EMRI/ Dhunohej nga burri, gruaja largohet nga shtëpia. Policia arreston 58-vjeçarin në Tropojë, nis kërkimet për 48-vjeçaren

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.