Pas 8 vitesh përvojë në Shqipëri dhe rajon, Jumbo, një ndër kompanitë më të sukseshme në sektorin e shitjes së organizuar të mallrave me pakicë është gati që të bëjë një hap përpara dhe të vazhdojë rritjen e saj të pandalshme, jo vetëm në rajon por edhe përtej kufijve të tij.
“Retaili është një sektor që po njeh zhvillim të vazhdueshëm në rajon, ndaj Jumbo si pjesë e Grupit më të madh dhe inovator Balfin, solli konceptin e marketeve të tipologjisë ‘one stop shop’, jo vetëm në Shqipëri, por edhe me gjerë. Pra aty ku mund të blejmë një shumëllojshmëri produktesh në një vend të vetëm. Ndaj markete si Jumbo përqafohen shpejt nga konsumatori, sigurisht edhe për shkak të gamës së gjerë të produkteve që ofron dhe çmimeve ekonomike”, – shprehen drejtuesit e kompanisë lidhur me elementët që e bëjnë Jumbo-n kaq tërheqës dhe lider në sektorin e tij.
Jumbo nën emrin e Kid Zone u hap fillimisht në nëntor të vitit 2011 në qendrën më të madhe tregtare në Shqipëri, në TEG, dhe një vit më vonë, në 27 nëntor 2012 edhe në QTU.
Duke parë suksesin e madh të rrjeteve të dyqaneve të tipit “retail store” në Greqi, Qipro, Bullgari, Rumani etj, Jumbo erdhi si kërkesë e tregut shqiptar dhe si i tillë u përqafua menjëherë nga tregu vendas.
Pika më e fortë e Jumbo-s, ajo çka e bën atë të jetë ndryshe nga ofruesit e tjerë në treg është shumëllojshmëria e produkteve të kategorive të ndryshme, pasi Jumbo është për të gjithë familjen. Gama e gjerë e produkteve, cilësia dhe çmimet ekonomike e ka bërë atë të jetë lider në treg në kategorinë e lodrave për fëmijë dhe jo vetëm.
Më në detaj, në JUMBO mund të gjenden që nga lodrat për fëmijë dhe artikujt sportivë, e deri tek ato të kopshtarisë, veshmbathjet, tekstile dhe dekor, aksesorë pastrimi dhe për kuzhinë, aksesorë kurimi, produkte për bebe, aksesorë makinash, zyre dhe shkollash, si dhe materiale për party dhe kafshë shtëpiake.
Pas 8 vitesh, gati shtrirja në 2 tregje të reja
Kid Zone (Jumbo) është një kompani shqiptare, e cila prej 8 vjetësh operon në 3 tregje të ndryshme në rajonin e Ballkanit, me rreth 600 punonjës dhe 14 dyqane të mëdha. Ajo ka një plan ambicioz zgjerimi për vitin 2019, ku pritet të debutojë edhe në tregje të tjera rajonale dje jo vetëm dhe ta rrisë ndjeshëm numrin e të punësuarve, duke e çuar deri në rreth 800 të tillë.
Vetëm në Shqipëri, kompania numëron 5 dyqane dhe 215 punonjës.
Hapjet e fundit në Shqipëri kanë qenë në qytete si: Fieri, më 27 Prill 2018, Shkodra, më 8 Qershor 2018 dhe Durrësi më 17 Gusht 2018, ndërkohë që për vitin 2019 parashikohet hapja e tre dyqaneve të reja në qytete si: Elbasani, Korça dhe Vlora. Me këto hapje, numri i punonjësve në Shqipëri do të shkojë në rreth 300.
Ndërkohë në Kosovë kompania numëron 6 dyqane dhe 216 punonjës, teksa brenda vitit 2019 do të hapë dyqanin e 7-të në vend, në qytetin e Pejës, duke e çuar kështu numrin total të punonjësve në 250.
Në Bosnje janë 3 dyqane, me 130 punonjës, por brenda muajit Maj, Jumbo do të hapë dyqanin e parë në Cazin dhe të 4-in për Bosnje dhe Hercegovinën, duke e çuar kështu numrin e punonjësve në rreth 165.
Një tjetër plan ambicioz i Jumbo-s është edhe zgjerimi drejt Malit të Zi, ku kompania do të debutojë në Podgoricë me dyqanin e parë në gusht të 2019-s, duke hapur kështu edhe 52 vende pune.
Risia e Jumbo-s në vazhdim do të jetë investimi në një treg të ri, përtej rajonit ballkanik, konkretisht në Moldavi.
Përgjegjësia Sociale
Jumbo, ashtu sikurse i gjithë Grupi Balfin, u është gjendur shpeshherë pranë fëmijëve në nevojë, duke qenë se është edhe një nga markat më të dashura për ta. 1 qershorin e vitit të kaluar, kompania zgjodhi ta festonte me nxënësit e komunitetit rom të shkollës “Liria” në qytetin e Shkodrës, për të cilët kishte përgatitur dhurata të posaçme. Ndërsa në fund-vitin 2017 Jumbo u dhuroi lodra fëmijëve të policëve të rënë në krye të detyrës, si dhe fëmijëve të qendrës “Pëllumbat”.
Tanimë e kthyer në traditë, edhe dhjetorin e 2018-s, festat e fundvitit e gjetën Jumbo-n pranë fëmijëve të familjeve në nevojë.
Fundvitin e 2018, në bashkëpunim me dy organizata jo-qeveritare, Vizion dhe PLGP (Planning and Local Governance Project), projekt i financuar nga USAID, Jumbo, në kuadër të politikave të përgjegjësisë sociale të Grupit Balfin, u gjend pranë fëmijëve të fshatit Blliçë në Dibër si dhe në Bulqizë, për t’u dhuruar vogëlueshëve një buzëqeshje më shumë.
JUMBO është pjesë e Grupit Balfin, grupi më i madh dhe inovator i investimeve në Shqipëri dhe një ndër më të mëdhenjtë në rajon, i njohur për investimet në qendrat tregtare TEG, QTU, SEG, zhvillimet e zonave rezidenciale dhe tregtare, në turizem me projekte si Green Coast Resort dhe Vala Mar Residences, në industrinë minerare me AlbChrome dhe Newco Ferronikeli, në atë bankare me Tirana Bank, si dhe në aktivitetet e shitjeve me pakicë me rrjetin e dyqaneve Neptun, SPAR etj.
Shifra dhe fakte:
Nr. i punonjësve të Jumbos në Shqipëri: 215
Nr. total i dyqaneve: 14
Nr. total i punonjësve: 600
Nr i shteteve ku operon: 3
Rritja e kompanisë në përqindje vitin e fundit: 24%
Numri i dyqaneve të reja parashikuar në 2019: 9
Shteti me më shumë dyqane të Jumbo: Kosova /6 dyqane
Numri i produkteve te tregtuara: 24 350
Lloji i produkteve: Home decor, tekstil, lodra, kancelari, kopshtari, sport dhe produkte sezonale.