Jemi në prag fushate dhe padyshim që kthehemi në retrospektive se ç’kanë bërë Partitë poliotike në vite të shkuara. Menduam të kujtonim disa nga kolonat zanore më të dëgjuara gjatë fushatave dhe padyshim që na dolën dy tre më së shumti të dëgjuara.
‘’Loja’’ me të qenë vetë protagonist ka nisur nga kryeministri Rama asokohe në zgjedhjet lokale për kreun e Bashkisë së Tiranës.
Ai publikoi këngën ‘’Tirona’’ në bashkëpunim me grupin muzikor ‘’West Side Family’’. Një sukses i padiskutueshëm për vitet 2000. Një kandidat për kryetar bashkie që ishte protagonist kryesor. Bëhej fjalë për fushatën e vitit 2003.
Ndërkohë që dy hite të tjera janë përdorur gjatë fushatës për zgjedhjet Parlamentare të vitit 2009. PD-ja konkurronte me ‘’Shqipëria po ndryshon’’ ku proragonistë ishin disa nga këngëtarët më të njohur të momentit.
Rama sërish protagonist me këngën ‘’Çohu’’ duke ia besuar sërish grupit ‘’West Side Family’’.
Ndërkohë që gjatë vitit 2015 një tjetër këngë është publkikuar nga i ndjeri Dr.Flori. Me titullin ‘’Zemërthyer’’ ai i kujtonte Ramës ndryshimet që kishte përjetuar nga protestat e 21 janarit te bashkëpunimi me Ilir Metën.
Ndërkohë që këtë vit PD-ja deri më tani ende nuk ka pranuar të hyjë në zgjedhje, ndërsa kolona muzikore e përzgjedhur nga Rama është “This One’s For You Albania” David Guetta ft. Zara Larsson, këngë e cila iu kushtua Shqipërisë në Kampionatin Europian të Futbollit. (E.K/SHUPLAKA)