16:39 | 01/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Nga sot asnjë qytetar në çadra, Rama iu cakton hoteleve nga një ministër si kujdestar: Sa milionë euro janë mbledhur deri tani

08:31 | 29/11/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Nga sot asnjë qytetar në çadra, Rama iu cakton hoteleve nga një ministër si kujdestar: Sa milionë euro janë mbledhur deri tani

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar prerë në mbledhjen e qeverisë mëngjesin e sotëm se nuk do të lejojë asnjë qytetar që të qendrojë më në çadra. Rama këmbënguli se zgjidhja më e mirë janë hotelet, dhe aty do të caktohet dhe nga një ministër si kujdestar.

Kreu i qeverisë tha po ashtu se banesat që janë shpallur të pabanueshme do të shemben shumë shpejt.

“Më duhet edhe të riktheksoj se të gjitha palestrat duhet të zbrazen dhe t’i kthehen nxënësve të shkollave. Kjo për zonat urbane. Për zonat rurale do bëjmë çmos që të mos i largojmë nga zona e tyre pasi puna e tyre është e lidhur me bujqësinë. Nga sot nuk do të ketë më asnjë çadër”- tha kryeministri.

Rama propozoi që në hotele të ketë një angazhim nga ana e ministrave, dhe qytetarëve tiu mundësohet rikthimi sa më shpejtë në rutinën e tyre normale.

“Nxënësve t’u vendosen mësues për pasdite dhe paradite të dërgohen në shkollat sa më afër; kush ka nevojë të shkojë në punë, duke transportuar de naftën do ta paguajë qeveria.

Pra, do të kujdesen për çdo detaj të jetës së përditshme.

Një person nga tryeza e kabinetit do të emërohet Komisar i Plotfuqishëm për të ndjekur të gjitha urdhrat dhe marrë kontakt me të gjitha institucionet. U kërkoj një angazhim më të madh zv.ministrave që të mbushin një boshllëk të natyrshëm që do të krijohet për shkak të mungesës së ministrave”, tha Rama.

Ndërkohë që lidhur me ndihmat që janë marrë, kreu i qeverisë tha se ato kanë arritur derinë 5 milionë euro dhe 1.5 milionë dollarë, dhe pritet që të rriten nga ndihma që do të japë biznesi vendas dhe i huaj, me rikthimin në punë të bankave, që këto ditë kanë pasur pushimet zyrtare.

Rama apeloi që ndihmat për të qenë të sigurta të jepen në adresën e qeverisë, ndërkohë që e pranoi se mund të ketë shpërngulje të njerëzve nga Thumana në drejtim të Tiranës, në mënyrë që tiu krijohen atyre të gjitha lehtësirave.

“Vetëm nga dy sipërmarrës të mirënjohur shqiptarë Behgjet Pacolli dhe Shefqet Kastrati janë 2.5 milionë euro. Bankersi ka dhuruar 1 milionë euro..e kompani të tjera janë të gatshëm ta bëjnë këtë më siguri. 

Nuk janë derdhur në bankë dje apo nuk mund të derdhen sot për shkak të bankave të mbyllura. Por një shumë e verifikuar me transaksione është 5 milionë euro, dhe 1.5 milionë dollarë.

Qoftë ato me figura bankare qoftë ato të dhënat e portalit e-Albania ku ka një numër shumë të madh donatorësh të vegjël që janë ata që dua t’i falenderoj të parët, nga brenda dhe jashtë vendit.

4.5 milionë dollarë janë mbledhur nga llogari vullnetare të hapura nga qyutetarë në Facebook dhe nga shoqatat”, u shpreh Rama.

Rama ngarkoi me punë dhe ministrant Manastirlliu dhe Çuçi, që të kujdesen për ilaçet e njerëzve, si dhe heqjen nga zonat e banuara të të gjitha kafshëve të ngordhura që mund të bëjnë rrezik për qyterarët.

(E.K/Faxweb.al)

Etiketa: ramarama termetitermeti 26 nentor
Pas

Tërmeti/ Reagon DASH: Sot, ashtu si në kohë të tjera të vështira, SHBA në krah të Shqipërisë

Para

I mbijetuari i vetëm i familjes Lala, Reuters shkruan për 17-vjeçarin: I shpëtoi jetën lavatriçja

Para
I mbijetuari i vetëm i familjes Lala, Reuters shkruan për 17-vjeçarin: I shpëtoi jetën lavatriçja

I mbijetuari i vetëm i familjes Lala, Reuters shkruan për 17-vjeçarin: I shpëtoi jetën lavatriçja

Discussion about this post

 



Të Fundit

Gjykata serbe e shpall të pafajshëm ish-komandantin e ushtrisë së Republikës Sërpska

Vlorë/ Arrestohet 38-vjeçari që ndezi zjarr në grumbull mbetjesh urbane, rrezikoi banorët e pyllit të Sodës

40 dështime për konstituimin e Kuvendit, Osmani thërret partitë politike për konsultime

Rinumërimi në Fier/ Kush është kandidatja e PD-së që ka marrë 624 vota te pamerituara

Dyshohet se po mblidhte informacion mbi hebrenjtë në Gjermani, arrestohet spiuni iranian në Danimarkë

Bashkia Fier reagon menjëherë pas publikimit të rastit të familjes Meta në Sheqishte: Ofron ndihmë financiare, strehim dhe mundësi punësimi

Autoritetet turke në Izmir arrestuan ish-kryebashkiakun dhe 120 anëtarë të opozitës

Durrës/ Bulevardi “Epidamn” kthehet në pedonale, ja rrugët alternative për devijimin e lëvizjes së mjeteve nga 1 korriku

BE pret qeverinë e re të Kurtit, Kos në Shkup: Rajoni duhet të reformohet për të hyrë në “ligën” tonë

Katari hedh kandidaturën për Botërorin e Klubeve 2029

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.