Majlinda Bregu nga sot nuk është më pjesë e Kuvendit të Shqipërisë. Ndërsa dje ajo do ta konsideronte veten të papunë. E megjithatë në formë provokatike ajo nuk e ka lënë mangët një postim gjatë ditës së sotme.
‘’Ka verë dhe në vjeshtë”, shkruan ajo në Instagram, ku shihet mjaft e buzëqeshur krah avokates Irena Kita. Ish-deputetja demokrate u la jashtë listave pas kontraditave të vazhdueshme që pati me kreun e partisë Lulzim Basha.
Bregu u përfol madje se do të ishte pjesë e qeverisë “Rama 2” po kjo mbeti vetëm në kuadër të tashethemeve. Vetë kryeministri dhe Bregu e mohuan këtë fakt.
Sigurisht që fotoja mund të jetë e zakonshme, po orari dhe diçitura i thonë të gjitha. Nuk është e lehtë që pas vitesh të tëra e ulur në karrige, tashmë ta shohësh Kuvendin nga shtëpija.
(E.K/SHUPLAKA)