Gjatë seancës së sotme plenare, Kuvendi miratoi shkarkimin e ministrave Saimir Tahiri, Blendi Klosi, Ilir Beqaj dhe Bledi Çuçi.
Mirëpo nga këta të katërt, vetëm ish-ministri Blendi Klosi do vazhdojë të jetë i pranishëm në foltoren e Parlamentit, kjo për shkak të mandatit të tij si deputet.
Kështu, Saimir Tahiri, një nga figurat më të spikatura të Partisë Socialistë dhe të qeverisë Rama, nga sot e tutje do t’i mungojë Kuvendit për shkak se në shtator të 2014-ës, ka hequr dorë nga mandati i deputetit.
Përveçse është një nga politikanët më të rëndësishëm të PS-së, Tahiri është edhe nga më të kontestuarit për shkak të fenomenit të kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike në vend. Lajm i konfirmuar edhe nga Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH), si edhe nga Antimafia italiane. (D.D/Shuplaka)