Përballja e djeshme me Erion Veliajn nuk solli asgjë të re për artistët e Teatrit Kombëtar.
Ata sot do të nisin një protestë tjetër, të pandalshme, deri në momentin kur qeveria të tërhiqet nga projektligji dhe nga shembja e Teatrit.
“Ne do të mblidhemi aty në çdo moment të ditës dhe të natës mund të mblidhemi me njëri-tjetrin, jo për të bërë protesta, por për të bërë zhvillime aktivitetesh të ndryshme, pra është një lloj ngujimi artistik që ne jemi aty duke bërë shfaqje, por njëkohësisht i kemi antenat e ngritura në qoftë se vjen dikush ta shembi teatrin. Do të ketë gjatë gjithë kohës njerëz të cilët do të rrinë aty”, tha Robert Budina për ‘’Tch”, regjisor.
Artistet shprehen të vendosur në kërkesën e tyre për të kundërshtuar projektligjin e propozuar nga qeveria shqiptare për tjetërsimin e truallit të Teatrit Kombëtar dhe as takimi i së enjtes me Kryebashkiakun e Tiranës, nuk ka shërbyer për të zgjidhur situatën.
(E.K/FAXWEB.AL)
Discussion about this post