Ka reaguar mbrëmjen e sotme Presidenti i Republikës Ilir Meta për dorëheqjen e parevokueshme të Ramush Haradinaj.
Ai shprehet i bindur për pafajsinë e kryeministrit të Kosovës, ndërkaq i fton të gjithë ‘të mos flenë natën’ e të shqetësohen më shumë për Kosovën rajonin dhe paqen e tij.
Kujtojmë që sot nëpërmjet një deklarate Ramush Haradinaj ka dhënë lajmin e dorëheqjes së tij të parevokueshme para gjithë mediave.
Ai e ka parë si veprimin më të drejtë për të shkuar kështu në Gjykatën Sepciale si një qytetar i Kosovës dhe jo si kryeministër.
Reagim i Ilir Metës në Facebook:
Krenar për Ramush Haradinajn dhe i bindur në pafajësinë e tij!
Nuk ka pabesi dhe presion që e thyen Burrin e Shtetit dhe Heroin e Kombit!
Nga sot të gjithë duhet të flemë më pak, të shqetësohemi më shumë dhe të bashkohemi më fort që Kosova dhe rajoni ynë të jenë të pacënuar në paqen dhe sigurinë tonë, si dhe në të ardhmen europiane.??????