Dita e djeshme ka qenë plot me zhvillime përsa i përket fatit të koalicionit qeverisës. Gjithçka nisi gjatë orëve të paradites ku Partia Socialiste mbajti Asamblenë Kombëtare. Në të nuk munguan thirrjet se PS do të jetë forca e parë në zgjedhje dhe se e vetme mund tia dalë.
Ishte fillimisht Saimir Tahiri ai që deklaronte në Asamble se koalicioni i vetëm i PS-së do të ishte me qytetarët.
Pas tij dhe kryeministri Rama i bëri një ftesë të drejtpërdrejtë LSI-së për të marrë vendimin mbi koalicionin. Rama nuk mungoi të kritikonte dhe akuzat që bëhen nga ekspon entë të LSI-së për qeverisjen.
Nga ana tjetër ishte Luan Rama ai që iu përgjigj këtyre zërave nga LSI duke thënë se retorika e përdorur nga PS-ja i ngjante asaj të Partisë së Punës.
Në orët e mbrëmjes pati një takim disa orësh në ambjentet e një lokali te Pazari i Ri mes kryeministrit Rama, Kryetarit të Kuvendit Meta, dhe shoqëruesve të tyre Erjon Veliaj dhe Petrit Vasili.
Darka mësohet të ketë zgjatur deri pas mesnate ku Rama ka lënë ambjentet e lokalit rreth orës 00:47, ndërsa Meta rreth orës 00:55.
Nga të gjithë të pranishmit në takim asnjëri nuk ka dashur të flasë dhe të japë një prononcim për mediet. Na mbetet të presim në ditët në vijim se çfarë do të ndodhë. (E.K/SHUPLAKA)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1486″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]