Policia e Durrësit ka vënë në pranga katër persona. Ata akuzohen për vepra të ndryshme penale. Konkretisht i arrestuar është shtetasi K. S., 32 vjeç, banues në Durrës, pasi ka vjedhur kabllot e energjisë elektrike dhe disa pajisje, në banesën e shtetasit D. D.. Gjithashtu në pranga është vënë shtetasi me iniciale A. Ç., 23 vjeç, banues në lagjen nr. 15 Durrës, pasi gjatë kontrollit nga shërbimet e Policisë, nuk është gjetur në banesë, duke thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”. Në pranga ka rënë edhe shtetasi A. L., 29 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.
Njoftimi i policisë:
Durrës/Vihen në pranga 4 shtetas, për vepra penale të ndryshme.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin K. S., 32 vjeç, banues në Durrës, pasi ka vjedhur kabllot e energjisë elektrike dhe disa pajisje, në banesën e shtetasit D. D..
Po nga këto struktura u arrestua shtetasi A. Ç., 23 vjeç, banues në lagjen nr. 15 Durrës, pasi gjatë kontrollit nga shërbimet e Policisë, nuk është gjetur në banesë, duke thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh arrestuan në flagrancë shtetasin A. L., 29 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim L. Xh., 28 vjeç, banues në Rrogozhinë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.