Një i ri shqiptarë në itali akuzohet për një seri vjedhjesh, disa plaçkitje dhe madje edhe rrëmbim personi. Për karabinierët italianë në Lucca, Flori Sejdini, 26 vjeçari shqiptar me banim në Montecatini, është elementi kryesor, ndoshta kryetari i një bande të specializuar për dhunë e rrëmbime në territorin e Pina dhe Lucchesia. Sejdini tani është në telashe, shkruajnë media italiane dhe gjyqi për të dhe 15 anëtarët e bandës të shpallur në kërkim është caktuar për në 18 janar 2019.
Në vitin 2016 ai kishte përfunduar në pranga për një seri vjedhjesh të shënuara në shtëpitë e Altopascio dhe Ponte Buggianese. Këtë herë ai akuzohet për nëntë vjedhje në shtëpi dhe apartamente (gjashtë nga qytetet e Capannori, Lucca dhe Altopascio dhe tre midis Pistoia dhe Pescia). Por njëkohësisht kundër tij ka akuza shumë më të rënda: rrëmbim dhe grabitje.
Bëhet fjalë për një ngjarje në mars të këtij viti, kur grupi i tij përbëre nga tre banditë të maskuar hynë në vilën e një të moshuari. Për më shumë se një orë ai u mbajt nën kërcenim, ndërkohe që ata po plaçkisnin dhe morën paratë dhe bizhuteritë që i përkisnin gruas së vdekur për një vlerë prej mbi 5 mijë euro. Pensionisti arriti të ikë, duke arritur vetem me të brendshme deri në derën e fqinjëve që dhanë alarmin duke njoftuar karabinierët.
Me pas, banda qe sipas policise eshte po e njejta veproi në Capannorese, ne nje banese tjeter. Pronari identifikoi makinen një Renaul Clio, me te cilen iken grabitesit.
Policia i ndoqi, por ata çan postbllokun duke aksidentuar karabinieret. Ne timon, sipas hetimeve ishte Flori Sejdini.