Fax News ka zbardhur emrat e 28 personave që janë arrestuar për trafik droge me urdhër të SPAK, për të cilët është dhënë masa e arrestit me burg, dhe 4 nën masën e arrestit të shtëpisë.
Personat e arrestuar akuzohen kryesisht për veprën penale të trafikimit të lëndëve narkotike në kuadër të grupit kriminal, ndërkohë që në mesin e të ndaluarve janë edhe për shpërdorim detyre, siç është rasti i Maksim Sotës, prokuror në Vlorë, apo dy shoqëruesve të ish-ministrit Saimir Tahiri, Hekuran Marku dhe Agustin Deda. (Lexo edhe ketu lajmin)
Ishin katër bashkëpunëtorë të drejtësisë, ata që iu dhanë prokurorëve emrat e personave të tjerë të përfshirë në trafikun e drogës.
Personat e lënë në masë ”arrest me burg”:
Shkëlzen Kamberi
Klajdi Ademi (Hysomemaj)
Sajmir Kurti
Luan Zylyftari
Aleks Memaj
Erind Hysomemaj
Çezar Gjomemo
Aleksandër Neço
Geri Zylyftari
Mareglen Çaçi
Artan Zylyftari
Toni (Elton) Kushi
Erlind Zylyftari
Ilir Gaba
Jovan Memaj
Benard Tahiraj
Erjon Hoxhara
Malton Lleshi
Eltjon Bregasi
Paul (Agustin) Deda
Hekuran Marku
Hamit Seferi
Leonidha Sejdiaj
Festim Lelaj
Në masën e arrestit të shtëpisë janë lënë shtetasit:
Artur Krasniqi
Maksim Sota
Ilirjan Balla
Luan Zylyftari
Prokuroria e Posaçme kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit ka dhënë njoftimin zyrtar në lidhje me operacionin ”shpirti” ku janë lëshuar urdhër arreste për 28 persona. Mes personave të arrestuar nga radhët e policisë së shtetit, janë dhe dy shoqërues të ministrit të brendshëm Saimir Tahiri, dhe zyrtarë të tjerë të lartë.
“Në veçanti, masat e sigurisë personale janë ekzekutuar, (përveç 10 shtetasve që janë arrestuar më parë në kuadër të operacionit Kulmi) edhe per një administrator publik (drejtor), nje prokuror, tre zyrtar të larte te policisë e dy punonjes te tjere policie, këta dy të fundit në kohën e kryerjes së veprave penale – në vitin 2016 – me detyrën e pjestarëve të grupit te shoqerimit të ish – Ministrit të Brendshëm.
Zyrtarët publik, në disa raste pronarë të drogës, kanë garantuar, jo vetëm nga ana tokësore, por edhe detare në Shqipëri, që dërgimi i lëndës narkotike i destinuar në brigjet e Puglia-s të kryhej me siguri të plotë”, njofton mes të tjerave SPAK.
Burimet bëjnë me dije se hetimet e SPAK janë përqëndruar në dosjen e kanabizimit të vendit, dhe kanë përzgjdhur vetë punonjësit e policisë me të cilët kanë bashkëpunuar, pasi i druheshin ndonjë dekonspirimi të mundshëm të operacionit.
Në tërësi, në kuadër të hetimeve nga ky operacion janë sekuestruar rreth 6 (gjashtë) tonelata lëndë narkotike të tipit marijunë, kokainë e hashish, duke i hequr organizatave kriminale të ardhura të vlerësuara në mbi 55 milion euro, për një sasi totale prej rreth 14 milion dozash njëshe që dalin nga shpërndarja me pakicë
Në mesin e të arrestuave është prokurori i Vlorës, Maksim Sota, i cili do të mbahet nën masën e arrestit të shtëpisë, nën akuzën e shpërdorimit të detyrës.
Në të njëjtën masë të arrestit të shtëpisë do të jetë dhe shefi i sektorit të trafiqeve në drejtorinë e përgjithshme të policisë së shtetit, Ilirjan Balla, i cili po ashtu akuzohet nga SPAK për shpërdorim detyre.
Ndërkohë që në mesin e personave që janë hetuar gjatë këtij operacioni është dhe ish-oficeri i policisë së Vlorës, Festim Lelaj, i cili gjendet nën masën e arrestit, dhe prokuroria ka kërkuar ndaj tij 17 vite burg, po për trafik droge.
Një tjetër zyrtar që ka dalë në përgjime është edhe Saimir Kurti, drejtor i zyrës së punës në Bashkinë Kavajë, ndërkohë që pritet dhe dalja zyrtare e Arben Krajës, për të dhënë më shumë detaje rreth këtij operacioni.
(E.K/Faxweb.al)