22:11 | 31/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Nga Xhafaj te Braçe, 9 deputetë ia drodhën Ramës për paketën AntiKÇK/ A do i shkarkojë siç tha kryeministri?!

11:58 | 06/03/2020
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Nga Xhafaj te Braçe, 9 deputetë ia drodhën Ramës për paketën AntiKÇK/ A do i shkarkojë siç tha kryeministri?!

Maxhoranca mundi të marrë maksimumin nga deputetët e pranishëm në sallën e Kuvendit në votimin për paketën anti-KÇK, kur atë e votuan pro 89 deputetë.

Ajo që ra në sy dje në Parlament ishte mungesa e zëvendëskryeministrit Erion Braçe gjatë gjithë seancës së debatit, por dhe votimi i tetë deputetëve të tjerë. Fatmir Xhafaj, Senida Mesi, Roland Xhelili, Jurgis Çyrbja, Musa Ulqini, Lindita Nikolla, Robert Bitri dhe Bashkim Fino nuk ishin dje në votim, për arsye që të paktën publikisht nuk dihen.

Zëvendëskryeministri mungoi edhe gjatë tri ditëve të zhvillimit të Kongresit të PS javën e shkuar, edhe pse vetë ai nuk e quajti bojkot të Kongresit. Një tjetër mungesë domethënëse gjatë votimit të djeshëm në radhët e socialistëve, ishte ajo e ish-ministrit të Brendshëm dhe ish-kryetarit të Komisionit të Posaçëm të Reformës në Drejtësi, Fatmir Xhafaj.

Xhafaj nuk mori pjesë në fund të seancës në votim, dhe jo vetëm kaq, por ai u tërhoq dhe nga diskutimi i tij për aktin normativ të paketës antiKÇK. Xhafaj ishte në tetë deputetët, përfshirë dhe ministrin Lleshaj, që do të diskutonin dje në Parlament për këtë paketë.

Për Kryeministrin Rama, Paketa anti-KÇK është një goditje që maxhoranca do t’i japë krimit, duke u marrë atyre pasurinë e vënë përmes kësaj veprimtarie. Për rëndësinë që anti-KÇK ka për maxhorancën, ditën e prezantimit të kësaj pakete Kryeministri kërkoi votimin e saj pa kushte nga deputetët e tij. Kryeministri Rama paralajmëroi deputetët socialistë se kush nuk do ta votojë Paketën anti-KÇK, do të përjashtohet nga Grupi Parlamentar, shkruan Panorama.

“Kërkoj mbështetjen e Grupit Parlamentar të PS-së për Paketën speciale anti-KÇK. Kush nuk e voton këtë paketë, përjashtohet nga Grupi Parlamentar i PS-së”, u shpreh Rama më 25 nëntor 2019, kur e prezantoi këtë paketë. Mungesa e dy deputetëve në votimin e kësaj pakete pritet që ta vërë në vështirësi Kryeministrin për të mbajtur ose jo fjalën e tij dhënë publikisht para Grupit Parlamentar, por edhe zyrtarëve të lartë të administratës publike në vend.

VOTIMI NE KUVEND

89 pro
17 kundër
3 abstenime

Munguan në votim
Erion Braçe
Fatmir Xhafaj
Bashkim Fino
Senida Mesi
Roland Xhelili
Jurgis Çyrbja
Musa Ulqini
Lindita Nikolla
Robert Bitri

Etiketa: rama anti kck
Pas

‘Më shumë kushte për Shqipërinë’, flet Kovaçev: Të çelen negociatat dhe të adresohen problemet

Para

“Do jenë rezistente ndaj tërmeteve deri në 9 ballë”, Ahmetaj: Brenda vitit do ndërtohen 3400 shtëpi, do informoj ambasadat për…

Para
“Do jenë rezistente ndaj tërmeteve deri në 9 ballë”, Ahmetaj: Brenda vitit do ndërtohen 3400 shtëpi, do informoj ambasadat për…

"Do jenë rezistente ndaj tërmeteve deri në 9 ballë", Ahmetaj: Brenda vitit do ndërtohen 3400 shtëpi, do informoj ambasadat për...

Discussion about this post

 



Të Fundit

Erdogan: Turqia mirëpret hapat e ndërmarrë për njohjen e shtetit palestinez

Pas Francës, Britanisë dhe Kanadasë/ Portugalia shqyrton njohjen e shtetit të Palestinës

Rubio hedh poshtë planet e Mbretërisë së Bashkuar, Francës dhe Kanadasë për të njohur shtetin palestinez: Pa miratimin e Izraelit s’do të ketë…

Rusia nuk pyet për ultimatumin e Trump-it! Rëndohet bilanci i viktimave nga sulmet ruse në Kiev, 145 mbetën të plagosur

Konispoli shpallet Ansambël Historik!

Trump caktoi 8 gushtin afatin përfundimtar për marrëveshjen e paqes në Ukrainë, SHBA njofton OKB-në: Po përgatisim masa shtesë…

Kosovë, Kurti i përgjigjet akuzave për favore të familjarëve të VV-së: Opozitës ia kemi ndalur pasurimin privat e zhvatjen

Dëmtoi me sende të forta një 42 vjeçar gjatë një konflikti për motive të dobëta, kapet dhe shoqërohet në Komisariat autori i dyshuar

Durrës/Rrezikonin të mbyteshin, pasi gomonia e tyre po fundosej për shkak të motit të keq, efektivët e trajnuar të Njësisë Policore Detare, me mjete lundruese, u shkuan në ndihmë 5 shtetasve

Telefonata e Trump ndali luftën mes Tajlandës dhe Kamboxhias

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.