Edmond Caja ish-drejtor në burgjet e regjimit komunist, nga dhunues është shndërruar në një viktimë. Së fundi ai ka paditur Fatmira Dinen, bijë e familjes së persekutuar ashpër nga regjimi komunist, për shkak se kjo e fundit ka rrëfyer krimet që ai ka kryer gjatë periudhës së ditaturës. Caja ka qenë po ashtu drejtues i policisë në masakrën e qafë Brarit në vitin 1984.
Caja tashmë ndodhet në Gjermani dhe për ironi të fatit ai ka përfituar dhe azil politik duke u shndërruar dhe në një biznesmen të suksesshëm, dhe kërkon tashmë të përfitojë dhe nga trashëgimtarja e familjes së persekutuar, duke e paditur për shpifje.
Dine ka kërkuar nga autoritetet gjermane që ti hiqet nënshtetësia Cajes, pasi ai ka kryer veprime ç’njerëzore mbi të dënuarit politikë.
Për këtë çështje ka qenë në studion e Fax News gjatë ditës së sotme shkrimtari dhe njëherësh kreu i Inistitutit të Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit Agron Tufa, i cili thotë se kjo histori është një njollë trupi për drejtësinë shqiptare.
“Ky është një paradoks që do të mbahet mend gjatë dhe do të shënojë një rekord turpi për drejtësinë shqiptare. Edmond Caja, ndër qindra dhe qindra xhelatë të aparatit shtetëror të dhunës komuniste në Shqipër, nuk mund të them që ka qenë më gjakatari, pasi këta lloj bishash kishin një konkurencë shumë të fortë.
Ai përshkruhet me ngjyrat më të zeza, vetëm në ditët e fundit në postën time kanë mbërritur 15 denoncime në drejtim të tij. Për turpin e drejtësisë shqiptare, nuk ka asnjë hetim lidhur me këto ngjarje. Edmond Caja ka qenë komandat i policisë në vkohën e revoltës 1984, njerëzit e përshkruajnë si mizor që gjente kënaqësi në veprimet e tij sadsiste.
Ai ka thyer shtylla kurrizore, ka njerëz që kanë plumba ende në trupin e tyre. Ka një person që para dy vitesh ka hequr nga trupi i tij plumbin e gjuajtur nga Caja, më kanë treguar gjëra të llahtarshme. Në vitin 1992 kur kërkonte që të merrte një dënim se kishte qenë i dënuar, është përballur sërish me Cajën, ndërsa e ka pritur dhe me buzëqeshje ‘’o miku im…”.
(E.K/FAXWEB.AL)