Kryeministri Edi Rama as këtë të dielë nuk e ka marrë pushim. Dy kanë qenë temat kryesore me komentuesit: xhupi i juventusit dhe gjyshja nga Shkodra.
Nga prejardhja prej Shkodre e gjyshes së tij Rama ka përfituar të hedhë akuza dhe në drejtim të kryetares së Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi.
Sipas Ramës ndër vite kryetarët e bashkive që ka pasur Shkodra janë kthyer problem në zhvillimin e qyetetit.
REPLIKAT E PLOTA:
Qytetari: Po per aeroportin kur e keni len te fillojn punimet apo kur rifillojn sgjedhjet e 2021
Rama: Hahaha Miri Miri, veprat nuk jane si komentet ne fb qe sa te shkon ne mend i ben, nga e thena ne te bere ka pune puna! Po ne 2021 besoj do jemi duke e perfunduar ne mos do e kemi perfunduar aeroportin e Vlores
Qytetari: Mirë ato që s’kanë dhe si ndërrojnë, po ti ç’ne gati 1 muaj me atë xhup të Juventusit?
Rama:Edhe e kam nderruar po ti ke hallin e Juventusit s’ke hallin e xhupi
Qytetari: Ja ke nxjer leket ktit xhupit te juventusit…
Rama: Jo, do e nxjerr ne ankand kur te fitoje Juvja Champions League-n dhe me leket e ankandit do qerasim me birra ngushellimi tifozet e Interit dhe te Milanit
Qytetari: Po hiqe ate xhup vish nje pallto
Rama: E vesh edhe me logon e Interit po duhet te ma dhurojne sic ma ka dhuruar Juvja
Qytetari: O Zotni Kryeminister ne nje ane e kuptoj vendimin tan per shume gjana se ky popull duhet mesu qe taksat dhe detyrimet duhen pagu siq i paguajme dhe ne ktej nga emigrimi,po Shkodren mor burre si nuk bane asgja nje anije qe ashte duke u mbyte per te pas besimin e marinarve duhet ti japesh nje dore dhe ta shpetosh. Heki kthetrat e Pd-se ne Shkoder se gjithcka mund te jete Luli e sala por me Demokracin nuk dijne as se ku e ka lagjen ja ma te na e mesojne neve. Sidomos Jozi ska lan gja pa privatizu e pa vjell ne Shkoder kape Shkodren ne Dore dhe ke fitu gjithe veriun. Dhe na fal per gegnishten por ne Shkodrante si e flasim e shkrujme Hajde tamarrsha tesh e Ban Shtet ska.ma Shtet Rrumpallash si Ne kohe te Sales.
Rama: Jo nuk te fal hic per gegenishten, te falenderoj se me kujton gjyshen time shkodrane qe me ka rritur me tingullin e gegenishtes. Sa per Shkodren sot e ruajt Zoti se me ate bashki e kryetare bashkie, ka rene ne duart me te paafta te historise se qytetit dhe pa bashkine s’mund te bejme shume! Edhe per stadiumin vec pengesa patem dhe as dy garazhe nuk luajti vendit Voltana nga sheshi para tribunes! Megjithate, ne do ndertojme si qeveri rrugen Shkoder – Velipoje qe e kane premtuar 25 vjet te gjithe