Pas raportimit për punë e vitit 2023, Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela po iu përgjigjet pytjeve të drejtuara nga deputetët e Kuvendit. Kreu i Grupit të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi po ashtu i drejtoi pyetjet për tre çështje dosjen e “Xibrakës”, mikrokreditë dhe ndërtimet e kateve pa leje në kullat në Tiranë. Lidhur me çështjen “Xibraka”, Bardhi i tha Çelës se ai vetë si prokuror i kësaj dosje la pa hetuar kokat e atij që kreu i grupit parlamentar i quajti grup i strukturuar kriminal.
Bardhi: Latë pa hetuar ata që njihen si kokat e këtij grupi kriminal. Në udhëzimet tuaja, këtë standard hetimi a ja rekomandoni vartësve tuaj në prokurorinë e rretheve. Dhe së dyti, dekonspirimi a duhet të hetohet, a ja rekomandoni vartësve tuaj? Pyetja e dytë është, sa hetime apo dënime janë bërë për skandalin e mrikrokredive? Peytja e fundit është, a ka patur hetime për rastet e ndërtimeve të kateve pa leje në kullat e Tiranës?
Përgjigja e Çelës për Xibrakën: Do i referohem asaj që tha drejtuesja e seancës që ky është një raportim për punën e prokurorisë për vitin 2023. Është në detyrën time si prokuror i përgjithshëm dhe detyrën tuaj si deputet që ti përmbahemi kuadrit kushtetues dhe ligjor që siguron trajtimin e këtij raportimi në funksion të interesit të qytetarëve.
Përgjigja për ndërtimet: Sa i takon ndërtimeve pa leje është një çështje që është trajtuar me seriozitet nga ana e prokurorive. Në kuadër të një organizimi të mbledhjes së përgjithshme unë i kam kërkuar të gjithë prokuroreve që ta trajtojnë me vëmendje sepse është shqetësuese që në këtë periudhë që po kalon vendi edhe ne të vuajmë nga shqetësimi i ndërtimeve pa leje. Për tu përmbushur kërkesës tuaj për informacion mund tju them se përgjatë vitit 2024 Prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm një pjesë të këtyre cështjeve e kanë cuar për gjykim.
Përgjigja për mikrokreditë: Është një fenomen shqetësues. Janë disa kallëzime, ka vendimmarrje të prokurorëve që lidhen me to. Njëra është bërë publike ka pasur veprime të prokurorisë ku ka persona që janë duke hetuar ka dhe masa sigurie. Mbetet të shikohet si do vazhdohet me hetimit dhe gjykimi. Por secili rast ka prokuror që po heton cështjet ka dhe gjykatë që do bëjë vlerësimin. Ajo që i është kërkuar prokurorive, është nxitja e thellimit të hetimeve në të gjitha drejtimet aq sa i lejohet prokurorit të përgjithshëm.