10:09 | 02/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Ngacmoi dy nxënëse, AKAP shkarkon nga detyra mësuesin e shkollës “Sali Halili” në Rrajcë

14:16 | 17/04/2025
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ngacmoi dy nxënëse, AKAP shkarkon nga detyra mësuesin e shkollës “Sali Halili” në Rrajcë

Agjencia Kombëtare e Arsimit Parauniversitar ka shkarkuar nga detyra mësuesin e shkollës Sali Halili në Rrajcë të Prenjasit, Fatmir Hoxha, pasi ky i fundit u arrestua nga policia për ngacmim seksual ndaj dy nxënësve të kësaj shkolle.

AKAP thotë në njoftim se menjëherë pas marrjes së këtij informacioni janë kryer verifikimet përkatëse me punonjësin e shërbimit psiko-social dhe oficerin e sigurië në shkollë, teksa rasti po hetohet edhe nga policia e shtetit.

Ndaj 55-vjeçarit kishte patur denoncime nga familjet e dy nxënësve të ngacmuara prej tij, 13 dhe 14 vjeç. Ndërsa më herët komuniteti aty kishte kërkuar që Hoxha të largohej nga puna si mësues. Pas denoncimit të fundit 55-vjeçari u largua nga fshati Rrajcë, teksa policia më pas bëri të mundur ndalimin e tij në Rinas, teksa po përpiqej të ikte me avion.

Njoftimi i AKAP: 

Agjencia Kombëtare e Arsimit Parauniversitar njofton se, pas informacioneve të marra mbi një rast të dyshuar ngacmimi ndaj nxënëseve në shkollën e bashkuar “Sali Halili” në Rrajcë, është ndërmarrë menjëherë masa disiplinore e shkarkimit nga detyra për mësuesin Fatmir Hoxha.

Menjëherë pas marrjes së informacionit, drejtoria e shkollës, në bashkëpunim me punonjësen e shërbimit psiko-social dhe oficerin e sigurisë, zhvilloi verifikimet përkatëse. Rasti është referuar zyrtarisht pranë Policisë së Shtetit dhe është në ndjekje për hetime të mëtejshme nga organet kompetente.

AKAP është e angazhuar maksimalisht me institucionet arsimore për të garantuar sigurinë dhe mirëqenien e çdo fëmije dhe fuqizimin e mekanizmave parandalues në bashkëpunim me shërbimet psiko-sociale, oficerin e sigurisë dhe stafet arsimore.

Pas

Të moshuarit, skeptik për rikthimin e të larguarve nga fshatrat

Para

GJKKO zgjat me tre muaj hetimet për ish-deputetin socalist Jurgis Çyrbja

Para
U paraqit në SPAK dy ditë më parë, deputeti i PS dorëzon mandatin e deputetit

GJKKO zgjat me tre muaj hetimet për ish-deputetin socalist Jurgis Çyrbja

 



Të Fundit

“Rrjeti i Merimangës”, Ukraina godet bazat ajrore të Rusisë në një operacion të guximshëm ushtarak

Asnjë kandidaturë zyrtare për drejtimin e BKH, afati mbyllet më 6 qershor

Digjen dy automjete në Maliq, dyshime për zjarrvënie të qëllimshme

Shisnin kanabis në doza, arrestohen burrë e grua në Korçë! Në pranga edhe bashkëpunëtori i tyre

Kosovë/ Tentohet për herë të 25-të për konstituimin e Kuvendit

Era e VPN-ve në Shqipëri, si po rriten shikimet e videove në TikTok! Pse rrjeti social mbetet kaq i përdorur

Operacioni “Next” në Korçë/Arrestohen tre persona për shitje të lëndëve narkotike, mes tyre një çift bashkëshortësh

Qirinj dhe lule në vendin ku humbën jetën dy adoleshentët në Vlorë

Një ditë para provimit të parë të Maturës Shtetërore, Manastirliu ndan informacionin e rëndësishëm për maturantët

EMRI/ I shpallur në kërkim për llogari të Kosovës, arrestohet i riu nga Tepelena

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.