Gjykata e Apelit Gjirokastër ka lënë në burg pa afat mësuesin e shkollës “Ali Hajdini”, në fshatin Kalasë të Delvinës, Neshat Tepelena, që ngacmoi seksualisht të miturën në Sarandë.
Pala mbrojtëse u shpreh se arrestimi i tij ishte kryer pa prova, por gjykata hodhi poshtë pretendimet e 60 vjeçarit.
Kryesuesi i seancës Artan Banushi ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë. Kërkesa për “burg pa afat” është bërë në seancën e sotme nga prokurori Alfred Agolli.
Neshat Tepelena u arrestua pas akuzave publike për ngacmime seksuale ndaj 2 vajzave të moshës 11 dhe 10 vjeç.
(M.Q/Faxweb)