Pas denoncimit të ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili me anë të një postimi në rrjetet sociale shprehej se një polic i veshur civil kishte ngacmuar seksualisht një studente në Fakultetin Juridik, është shoqëruar në komisariat një efektiv.
Burime nga policia bëjnë me dije se efektivi është shprehur se a ka kapur nga krahu studenten. Po ashut mësohet se studentja nuk ka bërë denoncim në polici.
Ja çfarë thuhej në denoncimin e Berishës:
Narkoperdhunuesi me uniforme arrestohet nga studentet!
Polici i forcave te nderyrjes se shpejte vishet civil, tenton te perdhunoje studenten ne Fakultetin Juridik ne Shkoder.
Studentet e arrestojne dhe ndryjne ne banjo. Ju lumte!!
Lexoni mesazhin e studentit dixhital. sb
Zoti Berisha tani sapo eshte arrestuar ne fakultetin juridik ne Shkoder nje polic i veshur civil i cili ka 2 dite qe ngacmon vajzat e fakultetit dhe njeren ka tentuat per ta perdhunuar. Perdhunuesi eshte efektiv i forcave te mderhyrjes se shpejte.Studentet vajza jane shokuar shume por me nderhyrjen e djemve perdhunuesi eshte mbajtur i mbyllur ne banjo deri sa ka ardhur policia. Policia dje nuk ka bere asgje Ai ka qen edhe dje ku ka ngacmuar dhe nje pedagoge.Kjo eshte policia edvin kristaq rames.
(B.B/ Faxweb.al)
Discussion about this post